![]() |
|
Facebooku ndryshon politikën e renditjes së postimeve - Printable Version +- eSportsKosova - Gaming Community (https://esportskosova.com) +-- Forum: KOMUNITETI (https://esportskosova.com/forum-107.html) +--- Forum: IT Zone (https://esportskosova.com/forum-24.html) +--- Thread: Facebooku ndryshon politikën e renditjes së postimeve (/thread-52520.html) |
Facebooku ndryshon politikën e renditjes së postimeve - guN- - 02-13-2025 ![]() Facebooku ka njoftuar se do të ndryshojë politikën e renditjeve të postimeve në “News Feed”(Njoftime lajmesh) te përdoruesit e rrjetit social. Kompania ka thënë se në murin kryesor “postimet direkte të miqve tuaj, si fotografi, video statuse apo edhe vegëzat, do të dalin në pjesën e epërme të faqes në mënyrë që të mos iu ikin”. Nga tani videot ose artikujt e lajmeve që një mik i juaji i ka “pëlqyer” do të dalin më poshtë në “News Feed”, ndërsa prioritet do të jenë shkrimet dhe fotografitë. Ky ndryshim është bërë në mënyrë që të pastrohet muri pas kritikave të shumta të përdoruesve për shkak të reklamave. Ndryshimi nuk është i mirë për bizneset që e shfrytëzojnë Facebookun për marketing. © KOHA |