![]() |
|
Capela dos Ossos, kishëza e frikshme prej eshtrave (foto) - Printable Version +- eSportsKosova - Gaming Community (https://esportskosova.com) +-- Forum: ESK KAFE (https://esportskosova.com/forum-27.html) +--- Forum: Oda e burrave (https://esportskosova.com/forum-28.html) +---- Forum: Kuriozitete (https://esportskosova.com/forum-138.html) +---- Thread: Capela dos Ossos, kishëza e frikshme prej eshtrave (foto) (/thread-52235.html) |
Capela dos Ossos, kishëza e frikshme prej eshtrave (foto) - iceboy - 01-30-2025 ![]() Capela dos Ossos është pjesë e kishës më të madhe Setog Francis, e ndërtuar nga françeskanët në fund të shekullit të 16-të. Ngjashëm me disa kishëza të tjera prej eshtrave të njeriut edhe kjo është e ndërtuar për shkak të problemeve me numrin e madh të varrezave. Deri në shekullin e 16-të kishte 43 varreza përreth qytetit Evora, në Portugali, të cilat kishin zënë një sipërfaqe të konsiderueshme të tokës. Duke mos dashur t’i dënojnë shpirtrat e të varrosurve me zjarrin e përjetshëm, murgjit kishin vendosur ta ndërtojnë një kishëz dhe në të t’i vendosin eshtrat e të vdekurve. ![]() Mirëpo, në vend se t’i vendosin eshtrat prapa dyerve të mbyllura, murgjit kishin vendosur t’i përdorin ato për “dekorimin” e kishëzës. Ata kishin menduar se në këtë mënyrë do t’i ofronin Evoras, një qytet ky i njohur për pasurinë e tij në fillim të shekullit 16-të, një vend të dobishëm për të reflektuar mbi përkohshmërinë e gjërave materiale. Mbi derën e kishëzës ata shkruan edhe një porosi: “Nos ossos que estamos aqui, Pelos vossos esperamos”, ose: “Ne eshtrat që jemi këtu, eshtrat tuaja do t’i presim”. ![]() Me eshtrat e rreth 5.000 kufomave kjo kishëz duket e frikshme. Ndërsa skenat më bezdisëse është ajo e dy kufomave të terura të varura në mur, ku njëra prej tyre është e një fëmije. Në një arkivol të vogël të bardhë anash altarit janë edhe eshtrat e tre murgjve françeskan të cilët e themeluan kishën në shekullin e 13-të. Në fund të kishëzës, mbi altar, mund të lexohen edhe frazat latine të tilla si: “Unë do të vdes në dritë” dhe “Dita kur të vdes është më e mirë se dita kur jam lindur”. Burimi: NGJYRA.COM ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]()
|