eSportsKosova - Gaming Community
Kosova i kërkoi Facebook-ut të dhëna për 7 përdorues - Printable Version

+- eSportsKosova - Gaming Community (https://esportskosova.com)
+-- Forum: KOMUNITETI (https://esportskosova.com/forum-107.html)
+--- Forum: IT Zone (https://esportskosova.com/forum-24.html)
+--- Thread: Kosova i kërkoi Facebook-ut të dhëna për 7 përdorues (/thread-51801.html)



Kosova i kërkoi Facebook-ut të dhëna për 7 përdorues - guN- - 01-06-2025

Facebook ka publikuar të dhënat për kërkesat e qeverive për qasje në të dhënat për përdorues të ndryshëm në këtë rrjet social.

Sipas tyre, Qeveria e Kosovës, në periudhën korrik-dhjetor 2014 ka bërë 2 kërkesa ku janë përfshirë 7 llogari në Facebook.

Nga këto kërkesa, Facebook ka vlerësuar se 50% e tyre plotësojnë kushtin që të plotësohen, pra i dha të dhëna për një nga kërkesat, transmeton koha.net.

Pavarësisht kësaj, ka shumë debate aktualisht nëse kompanitë e komunikimeve elektronike po bëjnë gjënë e duhur duke iu përgjigjur kërkesave të qeverive për të dhëna personale.

Arsyetohet se qeveri të ndryshme mund të synojnë të shtypin kundërshtarët e vet politikë përmes kërkesave të tilla.

Këto kompani thonë se i vlerësojnë me ashpërsi kërkesat e qeverive dhe përputhjen e këtyre kërkesave me legjislacionet përkatëse.

© KOHA.net


Re: Kosova i kërkoi Facebook-ut të dhëna për 7 përdorues - Fidan - 01-06-2025

per cilt perdorues ma saktsisht ?


Re: Kosova i kërkoi Facebook-ut të dhëna për 7 përdorues - guN- - 01-06-2025

llekko Wrote:per cilt perdorues ma saktsisht ?

Mesiguri ndonje hetim. Sbesoj qe diqka tjeter ka

Ma perpara qeveria i ka kerku Youtubes ti heq 2 video, qe kane qen burim nga Kosova.


Re: Kosova i kërkoi Facebook-ut të dhëna për 7 përdorues - iceboy - 01-07-2025

t'Ahtifetes garant...