eSportsKosova - Gaming Community
Ja se çfarë do të thotë emri ‘Samsung’ - Printable Version

+- eSportsKosova - Gaming Community (https://esportskosova.com)
+-- Forum: KOMUNITETI (https://esportskosova.com/forum-107.html)
+--- Forum: IT Zone (https://esportskosova.com/forum-24.html)
+--- Thread: Ja se çfarë do të thotë emri ‘Samsung’ (/thread-51163.html)



Ja se çfarë do të thotë emri ‘Samsung’ - WesternNighT - 12-17-2024

[Image: N6f83J1.jpg]
Samsung është kompania që krijon telefonat e mençur më të famshëm me platformë mobile Android në botë dhe derisa ajo është duke luftuar të mbajë përfitimet në nivelin më të lartë, e gjithë vëmendja e konsumatorëve të kompanisë është tek Galaxy S6 dhe Galaxy S6 Edge, telefona që mund të ndryshojnë drejtimin e kompanisë.

Por, a e dini se çfarë do të thotë në të vërtetë ‘Samsung’? Pasi që nuk e dimë gjuhën koreane, sigurisht që edhe kuptimi i emrit të brendit Samsung është i paqartë.

Nëse e përkthejmë fjalën Samsung në gjuhën shqipe do të thotë ‘tre yje’, emër i vendosur nga themeluesi i kompanisë Samsung, Lee Byung, i cili qysh në fillim të hapjes së kompanisë ka pasur si qëllim që kompania një ditë të bëhet e fuqishme dhe e qëndrueshme sikur yjet në qiell, transmeton itshqip.com.

Por pse pikërisht tre yje, çfarë ka të bëjë numri ‘tre’ me suksesin, pse jo dy apo katër? Arsyeja e kësaj duket të jetë e fshehur në gjuhën koreane ku numri ‘tre’ është përdorur si simbol që përfaqëson diçka të madhe dhe të fuqishme.

Pra, dëshira për tu bërë një kompani e madhe dhe e fuqishme është arritur nga Samsung brenda viteve të fundit. Megjithatë, për tu bërë një ‘bishë’ vërtetë edhe më madhështore duke arritur kulminacionin, telefonat e mençur Galaxy S6 dhe Galaxy S6 Edge mund të jenë ata që do të vendosin për fatin e kompanisë

[spoiler]Burimi : Itshqip.[/spoiler]


Re: Ja se çfarë do të thotë emri ‘Samsung’ - LongHorn - 12-17-2024

krejt mir veq lajmet qe po i jep krejt Copy Paste i ki munohu pak a shum me pass lajme personale tuaja edhe naj tutorial a diqka jo vetem lajme Copy Paste


Re: Ja se çfarë do të thotë emri ‘Samsung’ - WesternNighT - 12-17-2024

LongHorn Wrote:krejt mir veq lajmet qe po i jep krejt Copy Paste i ki munohu pak a shum me pass lajme personale tuaja edhe naj tutorial a diqka jo vetem lajme Copy Paste

Okej do mundohem Wink


Re: Ja se çfarë do të thotë emri ‘Samsung’ - iceboy - 12-17-2024

qaty osht esenca qe kur i merr copy/paste nuk met kurgjo n'to... Une qe 20 her pe iu thom, shkruni 2 rreshta vet, 1 foto edhe kryhet. Nuk po lypim na romane me shkrujt as historin e Shqipnis me shtjellu n'detaje! Thjesht, diçka tonen e pak, se sa t'hujen e shum! Edhe ashtu, lshoja 1 sy perkthimit qe e ka bo ai djali e krahaso veten me to, jom i bindun qe ma mir e kishe perkthy ti vet!

Sa i perket temes, wikipedia.org edhe kryhet.