eSportsKosova - Gaming Community
Ja se çfarë do të thotë emri ‘Samsung’ - Printable Version

+- eSportsKosova - Gaming Community (https://esportskosova.com)
+-- Forum: KOMUNITETI (https://esportskosova.com/forum-107.html)
+--- Forum: IT Zone (https://esportskosova.com/forum-24.html)
+---- Forum: Hapesira per Mobile (https://esportskosova.com/forum-443.html)
+---- Thread: Ja se çfarë do të thotë emri ‘Samsung’ (/thread-51152.html)



Ja se çfarë do të thotë emri ‘Samsung’ - dennzitO - 12-16-2024

[Image: Samsung-do-t%C3%AB-lansoj%C3%AB-nj%C3%AB...-Phone.jpg]

Samsung është kompania që krijon telefonat e mençur më të famshëm me platformë mobile Android në botë dhe derisa ajo është duke luftuar të mbajë përfitimet në nivelin më të lartë, e gjithë vëmendja e konsumatorëve të kompanisë është tek Galaxy S6 dhe Galaxy S6 Edge, telefona që mund të ndryshojnë drejtimin e kompanisë.

Por, a e dini se çfarë do të thotë në të vërtetë ‘Samsung’? Pasi që nuk e dimë gjuhën koreane, sigurisht që edhe kuptimi i emrit të brendit Samsung është i paqartë.

Nëse e përkthejmë fjalën Samsung në gjuhën shqipe do të thotë ‘tre yje’, emër i vendosur nga themeluesi i kompanisë Samsung, Lee Byung, i cili qysh në fillim të hapjes së kompanisë ka pasur si qëllim që kompania një ditë të bëhet e fuqishme dhe e qëndrueshme sikur yjet në qiell, transmeton itshqip.com.

Por pse pikërisht tre yje, çfarë ka të bëjë numri ‘tre’ me suksesin, pse jo dy apo katër? Arsyeja e kësaj duket të jetë e fshehur në gjuhën koreane ku numri ‘tre’ është përdorur si simbol që përfaqëson diçka të madhe dhe të fuqishme.

Pra, dëshira për tu bërë një kompani e madhe dhe e fuqishme është arritur nga Samsung brenda viteve të fundit. Megjithatë, për tu bërë një ‘bishë’ vërtetë edhe më madhështore duke arritur kulminacionin, telefonat e mençur Galaxy S6 dhe Galaxy S6 Edge mund të jenë ata që do të vendosin për fatin e kompanisë.

Burimi itshqip


Re: Ja se çfarë do të thotë emri ‘Samsung’ - Dinnii - 12-16-2024

O dennzitO e wikipedia :lol: :lol: