![]() |
|
Ka mbërritur edhe protokolli i ri HTTP/2 - Printable Version +- eSportsKosova - Gaming Community (https://esportskosova.com) +-- Forum: KOMUNITETI (https://esportskosova.com/forum-107.html) +--- Forum: IT Zone (https://esportskosova.com/forum-24.html) +--- Thread: Ka mbërritur edhe protokolli i ri HTTP/2 (/thread-50941.html) |
Ka mbërritur edhe protokolli i ri HTTP/2 - WesternNighT - 12-12-2024 ![]() Shumë shfletues të tjerë kanë përfituar nga kjo teknologji pa e ditur. Google si fillim e prezantoi SPDY në 2009 dhe protokolli u integrua në Chrome, Internet Explorer dhe Firefox. Por në fakt SPDY nuk është i përhapur gjerësisht në ueb. Megjithatë disa faqe të mëdha si Facebook, Twitter dhe Google përdorin SPDY për të vendosur lidhje me shfletues kompatibël. Ndryshe nga SPDY, HTTP 2 do të sjellë në masë aplikimet e avantazheve të multipleksing. HTTP është shpikur në vitin 1990 dhe që atëherë nuk ka pësuar ndonjë ndryshim të rëndësishëm. Në vitin 1990 HTTP u përditësua në versionin HTTP/1.1 dhe ky version ka qëndruar ndër vite deri më sot që pritet të lançohet HTTP/2. Ai është dizenjuar në atë mënyrë që të mbështesë survejimin e qeverisë. Përveç një shfletuesi të shpejtë, HTTP/2 pritet të sjellë barriera më të fuqishme sigurie por ai nuk mbështet integrimin e standarteve të reja të enkriptimit. Si fillim u mësua se HTTP/2 do të vinte së bashku me enkriptimin TLS por kjo u hodh poshtë pasi ishte në kundërshtim me disa nga politikat dhe interesat e disa pjesëve të ndryshme të industrisë. Ndërkohë Firefox dhe Chrome kanë deklaruar se nuk do ta mbështesin HTTP/2 derisa ai të përfshijë enkriptimin. [spoiler]Burimi : PCworld.al[/spoiler] |