![]() |
|
Të rinjtë nga Kosova zënë vendin e dytë në konkursin e yahoo - Printable Version +- eSportsKosova - Gaming Community (https://esportskosova.com) +-- Forum: KOMUNITETI (https://esportskosova.com/forum-107.html) +--- Forum: IT Zone (https://esportskosova.com/forum-24.html) +--- Thread: Të rinjtë nga Kosova zënë vendin e dytë në konkursin e yahoo (/thread-50761.html) |
Të rinjtë nga Kosova zënë vendin e dytë në konkursin e yahoo - LongNiGhT-official - 12-07-2024 ![]() Agon Halili (15 vjeç) dhe Ari Meha (17 vjeç) nga Ferizaj, kursistë të dizajnit grafik. kanë marrë pjesë në konkursin për ridizajnimin e logos së YAHOO!-së. Me zgjidhjen ideore grafike, ata kanë arritur të ngjiten në vendin e dytë dhe të jenë pjesë e videos së realizuar nga faqja 99design.com për konkursin në fjalë. Që të dytë ndjekin kursin për dizajn grafik në Ferizaj, që udhëhiqet nga Rrezeart Galica. ![]() Kohë më parë këta kursistë kishin arritur të futen në finalen e konkursit ndërkombëtar për krijimin e logos me rastin e shënimit të 150-vjetorit të Pavarësisë së Kanadasë. Më poshtë e gjeni të bashkëngjitur videon, ku në sekondën e 10 shfaqet logoja e sipër përmendur 1 Video reth Ketij Topici > [youtube]http://www.youtube.com/watch?v=4FqpdRs6feE[/youtube] [copyright=http://www.telegrafi.com/teknologji/te-rinjte-nga-kosova-zene-vendin-e-dyte-ne-konkursin-e-organizuar-nga-yahoo-video-83-1243.html]telegrafi.com[/copyright] |