![]() |
|
Imgur Pro, tani falas për të gjithë - Printable Version +- eSportsKosova - Gaming Community (https://esportskosova.com) +-- Forum: KOMUNITETI (https://esportskosova.com/forum-107.html) +--- Forum: IT Zone (https://esportskosova.com/forum-24.html) +--- Thread: Imgur Pro, tani falas për të gjithë (/thread-50638.html) |
Imgur Pro, tani falas për të gjithë - BR3ACKER - 12-03-2024 ![]() Shumë përdorues paguajnë për abonimin në versionin Pro të faqes Imgur, sepse në versionin me pagesë faqja heq të gjitha reklamat, por kjo nuk është arsyeja e vetme. Karakteristikat e shërbimit në versionin me pagesë – Pro, gjithashtu lejojnë ngarkime të pakufizuara të fotografive dhe qasje në komunitet me karakteristika të posaçme sikurse komentimi, votimi, ndarja e përmbajtjes, dhe veglat për matjen e shikueshmërisë së përmbajtjes. Abonimi në këtë version ishte me çmim prej 3 dollarësh në muaj ose 24 dollarë në vit, por kjo është e gjitha do të ndryshojë shumë shpejtë në Imgur, sepse tani duket se faqja e famshme ka vendosur t’i lëshojë të gjitha këto shërbime për përdorim pa pagesë, për të gjithë përdoruesit e saj. Përdoruesit të cilët kanë llogari pa pagesë në Imgur tani do të kenë qasje në të gjitha karakteristikat që përdoreshin nga abonuesit me pagesë dhe të cilat ishin ekskluzive për llogaritë e versionit Pro. Por tani, faqja e internetit tani do të jetë 100% e mbështetur nga reklamat, kështu që në qoftë se juve nuk ju pëlqen të shikoni reklama në këtë faqe, atëherë duhet ta rivlerësoni qëndrimin tuaj në këtë faqe, sepse duket se këto reklama do të jenë aty për një kohë të gjatë. [spoiler]Telegrafi[/spoiler] Re: Imgur Pro, tani falas për të gjithë - iceboy - 12-03-2024 mir qe e ka bo kshtu edhe kjo osht faqja ma e mir n'bote per me ngarku foto online! Re: Imgur Pro, tani falas për të gjithë - BR3ACKER - 12-03-2024 valla njeri un e perdori kete gati qe 7-8 muaj sepse tash e kam marr vesh, shum seni mir per IMAGE ! Re: Imgur Pro, tani falas për të gjithë - inL. - 12-03-2024 Mpelqen dhe mendoj qe osht i mir po ma i mir osht tinypic kjo moti perdoret. Re: Imgur Pro, tani falas për të gjithë - RiH - 12-03-2024 Tinypic per mu mas lehti edhe shpejt , se nuk tkerkon kurgji as captcha tsakta as kurgjo veq 1 shkronj me prek, kshtu qe tinypic se ndrroj Re: Imgur Pro, tani falas për të gjithë - iceboy - 12-03-2024 BR3ACKER Wrote:valla njeri un e perdori kete gati qe 7-8 muaj sepse tash e kam marr vesh, shum seni mir per IMAGE ! lol :lol: qe 3 vjet jom i regjistrum n'to! Po do kohe e pata lon, e perdorsha minus.com amo u ktheva prap se s'ka sikur Imgur! (: ![]() Ju qe po thuni tinypic, qysh nuk t'lyp captcha tinypic?? N'2008/9 e ka pas pa captcha se masnej e boni me captcha edhe direkt link nuk ki! Ajo osht n'pronesi te Photobucket po me Imgur nuk krahasohet se Imgur ka dasht mi ble Yahoo (: Re: Imgur Pro, tani falas për të gjithë - Phoenix Al - 12-03-2024 Imgur kam 4 vjet qe e perdori esht website ma i mir nbot per me ngarku foto online edhe + osht e lidhme me prntscr.com dmth osht fantastike imgur Re: Imgur Pro, tani falas për të gjithë - BR3ACKER - 12-03-2024 tinypic tlodh o vlla, tlyp captcha le rrasja, si imgur ska mos tbojm llaf ahahaha iceboy paske marr medalje 1
|