![]() |
|
Cydia vjen me dizajn dhe ndërfaqe të re! - Printable Version +- eSportsKosova - Gaming Community (https://esportskosova.com) +-- Forum: KOMUNITETI (https://esportskosova.com/forum-107.html) +--- Forum: IT Zone (https://esportskosova.com/forum-24.html) +--- Thread: Cydia vjen me dizajn dhe ndërfaqe të re! (/thread-50510.html) |
Cydia vjen me dizajn dhe ndërfaqe të re! - BR3ACKER - 11-28-2024 ![]() Themeluesi i Cydia, Jay Freeman (i njohur me nofkën Saurik), me sa duket e ka mbajtur premtimin e tij me lëshimin e ri të përditësimit Cydia, që tani sjell me vete një pamje të re moderne në faqen e saj të parë së bashku me ikona të reja dhe një dizajn tërheqës që është sinonim me ndërfaqen e famshme të iOS 7. Sipas raportit të iPhone Hacks thuhet se për ta marrë versionin e ri të softuerit të Cydia, përdoruesit duhet që ta aktivizojnë Cydia’në për përditësim automatik në prapavijë, apo të bëjnë rifreskim të ndërfaqes duke e shtypur butonin Reload në këndin e sipërm në të djathë. Disa ditë më parë, Saurik pati premtuar se do të sjell përmirësime të shumta në ndërfaqen e Cydia. Më parë, Saurik e kishte lënë të kuptohet se do të bëjë disa ndryshime të pagesës në lidhje me Cydia, të cilat ende nuk i ka materializuar në përditësimit të tanishëm. [spoiler]Burimi: Telegrafi[/spoiler] Re: Cydia vjen me dizajn dhe ndërfaqe të re! - iceboy - 11-28-2024 ia kisha bo edhe 1 jb po hala s'kom pa gjo per iOS 8.1.3... Re: Cydia vjen me dizajn dhe ndërfaqe të re! - Fidan - 11-28-2024 nashta pak jasht teme ama a mun me m kallxu kush bash per qka esht qekjo cydia e kom qe sdisa vjet n tel edhe as se di qa ka nto as sen veq e maj qashtu palidhje Re: Cydia vjen me dizajn dhe ndërfaqe të re! - iceboy - 11-29-2024 llekko Wrote:nashta pak jasht teme ama a mun me m kallxu kush bash per qka esht qekjo cydia e kom qe sdisa vjet n tel edhe as se di qa ka nto as sen veq e maj qashtu palidhje Cydia osht ZEMRA e Jailbreak! Me to kejt munesh mi bo... Me ndrru theme n'tel, me ndrru carrier (vala, ipko etj.. E bon qysh ki qef ti), me ndrru ringtone, wallpapers, kejt kejt kejt i bon permes sajna! Normal, duhet me shtu sources (burime) masnej i lyp aplikacionet per qato cka po ki qef, en cydia, i instalon edhe aplikohet efekti i caktum. Kqyr video en yt, ki plot edhe shum tweaks per cydia i ki shum t'mira. Re: Cydia vjen me dizajn dhe ndërfaqe të re! - BR3ACKER - 11-29-2024 krejt senet ne Store qe i ki munesh me cydia free me i marr, falas ! |