eSportsKosova - Gaming Community
Xiaomi lanson rivalin e iPhone 6 Plus © - Printable Version

+- eSportsKosova - Gaming Community (https://esportskosova.com)
+-- Forum: KOMUNITETI (https://esportskosova.com/forum-107.html)
+--- Forum: IT Zone (https://esportskosova.com/forum-24.html)
+---- Forum: Hapesira per Mobile (https://esportskosova.com/forum-443.html)
+---- Thread: Xiaomi lanson rivalin e iPhone 6 Plus © (/thread-49972.html)



Xiaomi lanson rivalin e iPhone 6 Plus © - -M- - 11-07-2024

[Image: 49544900_49553200.jpg]
Krijuesi kinez i celularëve Xiaomi, i cili kohët e fundit rriti buxhetin e tij për $1 miliardë dhe vlerën për $45 miliardë, ka lansuar një celularë të ri – celularin Mi Note.

Ky celularë është një pajisje 5.7 inç, duke u bërë kështu një rival i qartë i iPhone 6 Plus.

Siç edhe vë në dukje Engadget, kompania nuk turpërohet që ta krahasojë celularin e saj me iPhone 6 Plus, duke thënë të enjten se celulari është aq i hollë dhe aq i ndritshëm sa celulari i Apple, transmeton Lajmi.net.

Pajisja do të vijë në disa variante: Modelin bazë, që do të dalë në Kinë më 27 janar, i cili vjen me një ekran 1080p, një procesor 2.5GHz, 3GB RAM, një kamerë 13MGP dhe një mundësi për dy sim-kartela.

[Image: xiaomi-mi-note1.jpg]

Modeli “Pro”, që do të dalë në shitje në mars, do të jetë një pajisje me të vërtetë e fuqishme, me një ekran HD 2,560 X 1,400 piksel, një procesor 2GHz Snapdragon 810, 4GB RAM, një Adreno 430 GPU, dhe një hapsirë prej 64GB.

[Image: xiaomi-mi-note-2.jpg]

Ky model do të kushtojë $533, përderisa modeli bazë do të kushtojë $371.
Quote:burimi: lajmi.net