![]() |
|
Samsung Galaxy S6 do të vijë në dy modele © - Printable Version +- eSportsKosova - Gaming Community (https://esportskosova.com) +-- Forum: KOMUNITETI (https://esportskosova.com/forum-107.html) +--- Forum: IT Zone (https://esportskosova.com/forum-24.html) +---- Forum: Hapesira per Mobile (https://esportskosova.com/forum-443.html) +---- Thread: Samsung Galaxy S6 do të vijë në dy modele © (/thread-49969.html) |
Samsung Galaxy S6 do të vijë në dy modele © - -M- - 11-07-2024 Samsung është duke planifikuar që të bëjë disa ndryshime të mëdha në dizajn të celularit të ardhshëm, sipas një raporti të ri.
Duke cituar “burime të afërta me planet e kompanisë”, Bussiness Insider raporton se Galaxy S6 do të vijë në dy modele: një me trup metalik dhe një me ekran të lakuar, ngjashëm me modelin Galaxy Note Edge. ![]() Trupi metalik i celularit do të jetë një ndryshim i madh nga plastika e zakonshme që Samsung ka përdorur, edhe pse nuk është ende e qartë nëse pajisjet e reja do të jenë të gjitha nga metali apo do të jenë një përzierje mes metalit dhe plastikës, transmeton Lajmi.net. Samsung do të zbulojë një orë të mençur të re me një ekran të rrumbullakët ngjashëm me Moto 360. Që të dy - celularët dhe ora - priten të zbulohen në Kongresin e ardhshëm Botëror të Celularëve në mars. Quote:burimi: lajmi.net Re: Samsung Galaxy S6 do të vijë në dy modele © - iceboy - 11-07-2024 nuk e mohoj faktin qe n'vitet 2004 dej 2007 m'kan pas pelqy kto pajisjet e Samsung! Bile diku n'2006 mdoket, s'jom i sigurt, e kom pas 1 samsung me shin i thojshim na, qe shkkojke nalt! Per neve ate kohe osht kon 1 arritje e madhe, se ai ka pas bluetooth (parameno) edhe kamer! Bone men tash ti... Po masi dul iPhone e kta e kopjun fun' e kry, m'dulen pi qefit. Edhe, nuk osht inovacion me bo sene qe jom i bindun qe konsumatort nuk i perdorin as 10% t'tyne... |