eSportsKosova - Gaming Community
Facebook blen Wit.ai - Printable Version

+- eSportsKosova - Gaming Community (https://esportskosova.com)
+-- Forum: KOMUNITETI (https://esportskosova.com/forum-107.html)
+--- Forum: IT Zone (https://esportskosova.com/forum-24.html)
+--- Thread: Facebook blen Wit.ai (/thread-49852.html)



Facebook blen Wit.ai - Dinnii - 11-02-2024

[Image: facebook_Wit.ai]

Facebook ka blerë së fundmi shoqërinë Wit.ai një tjetër start-up që do i mundësojë atij njohjen e zërit, një ekuivalente dhe rivale e Siri të Apple.

Ky është një aplikacion i cili u mundëson përdoruesve të Facebook, që të përcaktojnë tekstin dhe mesazhet për të dërguar.

“Facebook ka burimet dhe talentet për të na ndihmuar të hedhim hapin e radhës”, konfirmon një prej drejtuesve të Wit.ai, duke nënvizuar se të kuptuarit e gjuhës natyrale do ta ndihmojë Facebook-un të arrijë dhe të realizojë qëllimet që ajo i ka vënë vetes për të mundësuar lidhjen e të gjithë botës.

Shoqëria Wit.ai është krijuar nga Alexandre Lebrun, Willy Blandin e Laurent Landowski. /albeu.com/