eSportsKosova - Gaming Community
Windows 10 me nje shfletues te ri? - Printable Version

+- eSportsKosova - Gaming Community (https://esportskosova.com)
+-- Forum: KOMUNITETI (https://esportskosova.com/forum-107.html)
+--- Forum: IT Zone (https://esportskosova.com/forum-24.html)
+--- Thread: Windows 10 me nje shfletues te ri? (/thread-49725.html)



Windows 10 me nje shfletues te ri? - Kony - 10-26-2024

[Image: 1z6eclv.jpg]

Deri më tani është folur shumë për Windows 10, mirëpo deri më tani asnjë fjalë nuk është thënë për llojin e shfletuesit që do ta përdor versioni më i ri i sistemit operativ.

Sipas ZDN dhe burimet brenda Microsoft, thuhet se kjo e fundit është duke punuar në një shfletues krejtësisht të ri, për ta freskuar Internet Explorer, që shpeshëherë edhe di të ngecë.

Shfletuesi i ri i Windows që është duke u quajtur "Spartan," duket si një shfletues tërësisht i ri që nuk bazohet aspak në Internet Explorer.

Edhe nëse ndodhë të jetë kështu, do të jetë mjaft e habitshme, kur dihet se Microsoft për një kohë të gjatë e ka ofruar Internet Explorer, ndërsa burimet thonë se shfletuesi i ri i kompanisë do të duket më shumë sikurse Chrome dhe Firefox.

(Telegrafi)


Re: Windows 10 me nje shfletues te ri? - iceboy - 10-26-2024

e ndreqa artikullin, tjeter her postoje mir e jo me bold edhe nenvizime se t'i prish synat! Bold ose nenvizime bohen per 1 fjal a 2, jo per 1 text komplet! Edhe ashtu ti nuk e ki shkrujt vet qe me thon "i modifikuar"! Her tjeter rregullat.


Re: Windows 10 me nje shfletues te ri? - LongHorn - 10-26-2024

problem eshte qe mi thy Chrome permomentin veq ne qofse komplet source code e ndryshon dhe rrensisht ndryshim me pass ateher munet mu kon konkurent me chrome dhe firefox presim shohim, duhet Microsoft nje browser tjeter


Re: Windows 10 me nje shfletues te ri? - ̶H̶e̶n̶t̶a̶i̶ - 11-10-2024

Ky esht pra browser i ri me emrin e kodun "Spartan Browser"
[Image: cnbeta_windows10_darktheme-650-80.jpg]
[Image: Windows-10-to-Launch-with-New-Firefox-li...8559-2.jpg]


Re: Windows 10 me nje shfletues te ri? - Fidan - 11-10-2024

̶H̶e̶n̶t̶a̶i̶ Wrote:Ky esht pra browser i ri me emrin e kodun "Spartan Browser"
[Image: cnbeta_windows10_darktheme-650-80.jpg]
[Image: Windows-10-to-Launch-with-New-Firefox-li...8559-2.jpg]
a punon per OS tjer? (win7 / 8)


Re: Windows 10 me nje shfletues te ri? - iceboy - 11-10-2024

@lleko s'ka qysh me "punu" se nuk osht i gatshem per shkarkim ky! Hala osht n'fazat e zhvillimit te M$ edhe foto e 2 qe e ka qit Hentai koka e Firefox, jo "Spartan Browser"!


Re: Windows 10 me nje shfletues te ri? - M3FAT1 الله - 11-10-2024

Ishalla po bojn naj risi,jo si internet explorer 7,8,9,10 qe ka ken nje deshtim i madh i windows.


Re: Windows 10 me nje shfletues te ri? - Fidan - 11-10-2024

iceboy Wrote:@lleko s'ka qysh me "punu" se nuk osht i gatshem per shkarkim ky! Hala osht n'fazat e zhvillimit te M$ edhe foto e 2 qe e ka qit Hentai koka e Firefox, jo "Spartan Browser"!
un e di qe sbon se as vet win10 hala sesht n treg mir po thash mos kan lajmru nese munet me bo n OS ma t vjeter naj info a najse