eSportsKosova - Gaming Community
Viber për Koha.net: Shërbimet tona nuk do të bëhen me pagesë - Printable Version

+- eSportsKosova - Gaming Community (https://esportskosova.com)
+-- Forum: KOMUNITETI (https://esportskosova.com/forum-107.html)
+--- Forum: IT Zone (https://esportskosova.com/forum-24.html)
+--- Thread: Viber për Koha.net: Shërbimet tona nuk do të bëhen me pagesë (/thread-49250.html)



Viber për Koha.net: Shërbimet tona nuk do të bëhen me pagesë - MARCIAL - 09-27-2024

[Image: jWKeAZUzPtUqgZdcLDSa7vd3iwdan8QX4nlYlHBM...iCBRf=w300]
  • Një mesazh që thotë se shërbimet e Viber nga tash e tutje do të jenë me pagesë, del të jetë komplet i pasaktë.

    Mesazhi, i cili është riaktualizuar kohës së fundit dhe po qarkullon në masë të madhe në aplikacionin për dërgim të porosive dhe thirrjeve gratis, Viber, ka bërë që shumë persona të bien pre e këtij mashtrimi.

    Duke parë këtë shqetësim në rritje të përdoruesve tanë të këtij shërbimi, Koha.net ka kontaktuar me një zyrtar për informim të Viber, i cili ka konfirmuar se nuk ka asgjë të vërtetë në këtë aspekt.

    “Na vjen keq që dëgjojmë se jeni duke pranuar porosi “spam” nga përdorues tjerë të Viber-it. Kjo porosi është krejtësisht mashtrim dhe nuk duhet marr seriozisht”, ka thënë Owen S. për Koha.net.

[Image: 20141205185428469.jpg]
  • Më tej, zyrtari për informim i Viber ka kërkuar nga personat që pranojnë këtë porosi mashtruese, të njëjtën ta përcjellin në numrin
    Code:
    +12120020022

    Porosia që përdoruesit e Viber-it janë duke e pranuar kohëve të fundit është kjo:

[Image: 20141205185307744.jpg]

© KOHA.net


Re: Viber për Koha.net: Shërbimet tona nuk do të bëhen me pa - iceboy - 09-27-2024

1 sen s'pe kuptoj: Pse kaq shum injoranc? Sad Qysh pi hani foret sikur ata me facebook, shiko kush te ka pare profilin?

Neyse


Re: Viber për Koha.net: Shërbimet tona nuk do të bëhen me pa - qirka - 09-27-2024

Avav hajgare a, kto fore qe sa jan qoja qit email 10 vetave ose ki me dek e qisi tripa, qfar fore e lodht edhe koha.net e paska hanger


Re: Viber për Koha.net: Shërbimet tona nuk do të bëhen me pa - Fidan - 09-28-2024

qesi mesazhesh edhe mu m kan ardh mu dokshin njejt si ato postet "nese nuk e bon like brenda 333 sekondave ka me t shkel ni golf 2" :lol: sdi me sa par mend n tru ju besohet ktyne


Re: Viber për Koha.net: Shërbimet tona nuk do të bëhen me pa - M3FAT1 الله - 09-28-2024

Pershendetje !

Neqoftese ju i lexoni mire te dhenat e viber thote :
"It's Free and always will be",pra neqoftese viberi do tju coje mesash per ndonje pune me pagese si kjo jua ben update edhe jua nerr sa here qe hini ne viber,pra mos bini pre e ktyne mashtrimeve.