![]() |
|
‘Miu sy’ nga Samung i ndihmon të paralizuarit të përdorin PC - Printable Version +- eSportsKosova - Gaming Community (https://esportskosova.com) +-- Forum: KOMUNITETI (https://esportskosova.com/forum-107.html) +--- Forum: IT Zone (https://esportskosova.com/forum-24.html) +--- Thread: ‘Miu sy’ nga Samung i ndihmon të paralizuarit të përdorin PC (/thread-49137.html) |
‘Miu sy’ nga Samung i ndihmon të paralizuarit të përdorin PC - -M- - 09-21-2024 Samsung ka bërë edhe një hap të madh drejt zbulimeve teknologjike. Kompania këtë radhë ka zbuluar një teknikë të quajtur ‘Miu sy’, që i lejon të paralizuarit të përdorin kompjuterët.
![]() “Më vjen mirë që ju takova të gjithëve”, shkroi Hyung-Jin Shin, duke përdorur vetëm sytë e tij për të shkruar në kompjuter. Nga shtrati i tij i lëvizshëm, Shin bëri që fjalët të shfaqen në ekranin e kompjuterit duke përdorur Eyecan+, një pajisje gjurmuese e syrit që u krijua nga Samsung Electronics, transmeton Lajmi.net. “Jam i lumtur që miu sy është ndërtuar në Kore”, vazhdoi i paralizuari Shin. “Miu sy nuk është vetëm një produkt teknologjik, por një lumturi për të paralizuarit. Shpresoj se ky lloj studimi do të vazhdojë”, shtoi ai. Shin, një student i diplomuar në Shkencat Kompjuterike në Universitetin Yonsei në Seuol, ka punuar me Samsung në krijimin e Eyecan. Ai lindi me sëmundjen “kuadriplegia”, apo me gjymtyrë të paralizuar, transmeton Lajmi.net. Samsung e dizajnoi Eyecan+ për t’i ndihmuar njerëzit e paralizuar si Shin për të punuar me kompjuterë, duke përdorur kështu vetëm lëvizjet e syrit për të kryer operacione të tilla si shkrimi, kopjimi, klikimi, zvarritja apo edhe zmadhimi/zvogëlimi. ![]() Quote:burimi: lajmi.net |