eSportsKosova - Gaming Community
Ky është produkti i ri i Nokia [Tableti Android Nokia N1] - Printable Version

+- eSportsKosova - Gaming Community (https://esportskosova.com)
+-- Forum: KOMUNITETI (https://esportskosova.com/forum-107.html)
+--- Forum: IT Zone (https://esportskosova.com/forum-24.html)
+---- Forum: Hapesira per Mobile (https://esportskosova.com/forum-443.html)
+---- Thread: Ky është produkti i ri i Nokia [Tableti Android Nokia N1] (/thread-49029.html)



Ky është produkti i ri i Nokia [Tableti Android Nokia N1] - -M- - 09-11-2024

Nokia, që prodhonte vetëm celularë në të kaluarën, ka zbuluar pajisjen tashmë shumë të përfolur, që është një tablet Android i quajtur N1.
Nokia ka bashkëpunuar me Android dhe Intel për tabletin e parë të saj të quajtur N1.
Nokia, e rikthyer pas shitjes së biznesit të celularëve Microsoft-it, e zbuloi tabletin Android sot.

[Image: 18915800_18922300.jpg]
[Image: 33517200_33523600.png]
[Image: 71376300_71383900.png]
I vendosur që të kushtojë $250, tableti N1 7.9 inç do të jetë në shitje së pari në Kinë para vitit të ri kinez, që është më 19 shkurt 2015.
Çmimet dhe datat e lansimit për vende të tjera nuk ishin bërë të ditura nga Nokia.
Tableti N1 është i bërë nga alumini në ngjyrë të errët hiri, që mund të thuhet se duket sikur iPad Mini 3.
Ka një kamerë 8-megapiksel prapa dhe një kamerë 5-megapiksel para, me një hapsirë prej 32GB për aplikacione, muzikë, foto apo filma, transmeton Lajmi.net.
Tableti ka një procesorë 2.4GHz Intel quad-core, që është një çip 64-bit, i pazakontë në një pajisje Android.
[youtube]http://www.youtube.com/watch?v=IwJmthxJV5Q[/youtube]
Quote:Burimi: lajmi.net
Website official:
Code:
http://n1.nokia.com/en



Re: Ky është produkti i ri i Nokia [Tableti Android Nokia N1 - Fidan - 09-12-2024

shum i kallt po doket Tongue edhe qfar qmimi seeee


Re: Ky është produkti i ri i Nokia [Tableti Android Nokia N1 - iceboy - 09-12-2024

klonim i iPad Mini. Deshtimi i radhes nga Nokia.


Re: Ky është produkti i ri i Nokia [Tableti Android Nokia N1 - qirka - 09-12-2024

iceboy Wrote:klonim i iPad Mini. Deshtimi i radhes nga Nokia.
veq qe o katror meniher po thu klon a?