![]() |
|
Probleme me matematikën?! Ju ndihmon aplikacioni i ri © - Printable Version +- eSportsKosova - Gaming Community (https://esportskosova.com) +-- Forum: KOMUNITETI (https://esportskosova.com/forum-107.html) +--- Forum: IT Zone (https://esportskosova.com/forum-24.html) +---- Forum: Hapesira per Mobile (https://esportskosova.com/forum-443.html) +---- Thread: Probleme me matematikën?! Ju ndihmon aplikacioni i ri © (/thread-48722.html) |
Probleme me matematikën?! Ju ndihmon aplikacioni i ri © - -M- - 08-18-2024 Imagjinoni se sa të lehta do të ishin ditët tuaja në gjimnaz nëse do të kishit aplikacionin "PhotoMath". Gjithçka që duhet të bënit, është t’i shkrepnit një foto problemit tuaj matematikor duke përdorur kamerën e telefonit, dhe përgjigja do të dilte direkt në ekran. Aplikacioni i zgjidh problemet me numrat dhjetorë dhe fraksionet, shprehjet aritmetike, fuqitë dhe rrënjët, si dhe ekuacione të thjeshta.
Ky aplikacion mund të shkarkohet falas në Windows Phone Store dhe Apple App Store. Përdoruesve të pajisjeve Android do t’u duhet të presin deri vitin tjetër për të shkarkuar aplikacionin PhotoMath ![]() Kompania e cila ka krijuar këtë aplikacion, MicroBlink, është edhe shpikësja e teknologjisë PhotoPay. Bëni një foto faturës duke përdorur kamerën e telefonit, dhe paratë do të merren direkt nga banka për të paguar faturën. Kjo teknologji është licencuar nga 14 banka në Evropë. Duhet të theksojmë se aplikacioni PhotoMath funksionon vetëm me ekuacionet që gjenden tek librat e printuar, dhe ju tregon të gjitha hapat e zgjidhjes së një problemi aritmetik. PhotoMath është një ëndërr e bërë realitet për të gjithë ata që e urrejnë matematikën, ose që mendojnë se kanë punë më të rëndësishme për të bërë se sa të merren me zgjidhjen e ekuacioneve. Klikoni në videon e mëposhtme për të parë se si funksionon ky aplikacion, citon "Krokodili". [youtube]http://www.youtube.com/watch?v=XlbVB50mIh4[/youtube] Quote:Burimi: indeksonline Re: Probleme me matematikën?! Ju ndihmon aplikacioni i ri © - purge - 08-28-2024 fakk , kjo po ta thejka ntesta tmatematiks pshtim koka :S Re: Probleme me matematikën?! Ju ndihmon aplikacioni i ri © - minipandazz - 08-28-2024 Sen spo vyjke djem hahah e testova amo p.sh 10 sti pranojke 1 rrall ta pranojke se shumicen e detyrav spi supportojke hala BTW palidhje qe veq n libra -__- Re: Probleme me matematikën?! Ju ndihmon aplikacioni i ri © - Fidan - 08-29-2024 minipandazz Wrote:Sen spo vyjke djem hahah e testova amo p.sh 10 sti pranojke 1 rrall ta pranojke se shumicen e detyrav spi supportojke hala BTW palidhje qe veq n libra -__-edhe un e pash po ti hajke nervat derisa po ta gjajke 1 Re: Probleme me matematikën?! Ju ndihmon aplikacioni i ri © - purge - 09-02-2024 1 po ta gjajke n100 copa , hala mdoket zhvillim fillestar koka ky aplikacion nashta me perditsime shkon tu u ndreq ama nihere per nihere me kta spo mujshe me bo sen |