eSportsKosova - Gaming Community
Rëndësia e namazit - Printable Version

+- eSportsKosova - Gaming Community (https://esportskosova.com)
+-- Forum: EDUKATIVE (https://esportskosova.com/forum-41.html)
+--- Forum: Feja Islame (https://esportskosova.com/forum-34.html)
+--- Thread: Rëndësia e namazit (/thread-48010.html)



Rëndësia e namazit - GeneraL-x - 05-28-2024

RËNDËSIA E NAMAZIT

All-llahu i madhëruar në Kur’an thotë:
“Namazi me të vërtetë të pengon nga amoraliteti dhe nga çdo gjë e keqe”.
(el-Ankebut:45)

HADITHET

Ebu Hurejre r.a. thotë se e ka dëgjuar të Dërguarin e All-llahut duke thënë: “Çka mendoni, sikur të ishte një lumë para derës së njërit prej jush, në të cilin do të lahej për çdo ditë nga pesë herë, a do të mbetej në të ndytësi?” Të pranishmit thanë: “Nuk do të mbetej kurrfarë ndytësie”. Pejgamberi s.a.v.s. atëherë tha: “Ky është shembulli i pesë kohëve të namazit. All-llahu me faljen e namazeve i shlyen mëkatet”.

Xhabiri r.a. thotë se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “Shembulli i pesë kohëve të namazit është sikurse një lumë i rrjedhshëm dhe i pastër para derës së njërit prej jush, në të cilin ai lahet pesë herë në ditë”.

Ibnu Mes’udi r.a. tregon se një njeri e kishte puthur një grua vetëm një herë dhe erdhi te Pejgamberi s.a.v.s. që t’i lajmërojë (i penduar për atë mëkat). Atëherë All-llahu e shpalli ajetin: “Fale namazin ditën dhe natën, vërtet punët e mira i shlyejnë punët e këqija”. Njeriu atëherë i tha Pejgamberit s.a.v.s.: “A vlen kjo për mua?” Pejgamberi s.a.v.s. iu përgjigj: “Për mbarë ummetin tim!”


Re: Rëndësia e namazit - bAz - 05-28-2024

Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: Dallimi mes besimtarit dhe jobesimtarit eshte NAMAZI


Re: Rëndësia e namazit - GeneraL-x - 05-30-2024

bAz Wrote:Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: Dallimi mes besimtarit dhe jobesimtarit eshte NAMAZI
Shume e ver8