eSportsKosova - Gaming Community
Zyrtare: LG prezanton G3 Beat - Printable Version

+- eSportsKosova - Gaming Community (https://esportskosova.com)
+-- Forum: KOMUNITETI (https://esportskosova.com/forum-107.html)
+--- Forum: IT Zone (https://esportskosova.com/forum-24.html)
+---- Forum: Hapesira per Mobile (https://esportskosova.com/forum-443.html)
+---- Thread: Zyrtare: LG prezanton G3 Beat (/thread-47783.html)



Zyrtare: LG prezanton G3 Beat - -M- - 05-09-2024

Për një kohë të gjatë tashmë është folur për modelin e ri minimal të LG-së, përkatësisht modelin LG G3 Mini, ndërsa tani pajisjia është zyrtarizuar nga prodhuesi i njohur jugkorean, i cili telefonin e saj më të ri e ka quajtur LG G3 Beat.

LG G3 Beat sjell procesorin e quad core Qualcomm Snapdragon 400 në 1.2GHz, 1GB RAM dhe 8GB memorie të brendshme si dhe portin për kartelën microSD, e cila mund ta zgjerojë hapësirën.

[Image: zyrtare-lg-prezanton-g3-beat_hd.jpg]

LG G3 Beat ofron ekranin e ndjeshëm në prekje me diagonalen prej 5 inç në HD IPS me rezolucionin prej 1280 x 720 pikselëve, apo 294 piksel për inç, si dhe Android 4.4.2 KitKat.

LG G3 Beat sjell edhe kamerën e pasme me 8 mega-piksel me Laser Auto-Focus – funksionin e ngjashëm sikurse në G3, si dhe kamerën e përparme me 1.3 mega-piksel.

Modeli i ri i telefonit, LG G3 gjithashtu vjen edhe me baterinë me 2,540 mAh, plus 4G LTE, HSPA+, WiFi, Bluetooth, GPS, NFC dhe jo vetëm kaq. Çmimi i telefonit ende nuk është bërë i ditur. /Telegrafi/