VALA me 4G (LTE) deri në fund të vitit - MARCIAL - 04-29-2024
![[Image: main_1404394736_4G_baner.png]](http://www.pcworld.al/wp-content/uploads/2014/07/main_1404394736_4G_baner.png)
- Posta dhe Telekomi i Kosovës ka nënshkruar sot kontratën për implementimin e teknologjisë 4G (LTE), me dy kompani prestigjioze, Alcatel Lucent dhe Nokia Solutions Networks.
Me implementimin e kësaj teknologjie, më moderne në rajon, do të avancohen shërbimet e komunikimit të të dhënave, duke plotësuar kërkesat e konsumatorëve për internet më të shpejtë, shikimin e videove dhe muzikës në paisjet e tyre mobile dhe shumë avancime të tjera.
Teknologjia 4G (LTE) do tu mundësojë konsumatorëve të Vala shpejtësi komunikimi të të dhënave deri në 100 Mbps, apo 5 herë më të madhe se shpejtësia aktuale në teknologjinë 3G dhe së paku 50 herë më të madhe se shpejtësia aktuale në teknologjinë EDGE/GPRS.
Implementimi do të nis menjëherë dhe shërbimet e teknologjisë 3G do të ofrohen për konsumatorët e Vala-s duke filluar nga muaji shtator dhe ato 4G LTE nga fundi i këtij viti; fillimisht në qendrat urbane për të vazhduar më tej me mbulimin e 85% të vendbanimeve të Kosovës deri në gjysmën e pare të vitit 2015.
Investimet e tilla si ky sot do të rrisin edhe më shumë interesimin e konsumatorëve për shërbimet tona. Ky është moment historik për zhvillimin e operatorit mobil VALA, pasiqë do të jemi ndër operatorët e parë në rajon që po sjellim shërbimin 4G për gjithë konsumatorët.
“Orientimi strategjik i kompanisë me biznes planin aktual është që nga një operator i fokusuar tek të hyrat nga zëri të kalojmë në një operator për ofrimin e shërbimeve për transferim të shpejt të të dhënave, këtë po fillojmë ta realizojmë sot,” pohon Kryeshefi i PTK, Ejup Qerimi.
“Një falënderim i veçant për arritjen e këtij suksesi u takon punonjësve të PTK të cilët e kanë planifikuar deri në detaje këtë projekt madhor i cili që nga sot hap një dritare të re të zhvillimit të VALA-s”, tha kryeshefi i PTK SH.A.
Kompanitë nënshkruese të këtij projekti Alcatel Lucent/Cacttus dhe Nokia Solutions Networks, zotohen se implementimin e këtij projekti do ta bëjnë në kohë rekorde dhe se nuk do të ketë asnjë vonesë, ndërsa me këtë projekt konsumatorëve të VALA do tu sjellin shërbime ultra-broadband.
[copyright=http://lajmi.net/vala-me-4g-deri-ne-fund-te-vitit_100071689.html]lajmi.net[/copyright]
Re: VALA me 4G (LTE) deri në fund të vitit - iceboy - 04-29-2024
edhe per 2012 thojshin qe 3G ka m'u perhap n'kejt kosov se shpejti, po hala njerzia me 2.5G ose GPRS kejt! S'osht mir me dal me ksi publikime operatori kryesor i kosoves! Nermal, kom qef me bo 5G, jo 4! Po problemi osht qe duhet mi pa senet realisht e jo me ia bo qefin veti.
Re: VALA me 4G (LTE) deri në fund të vitit - ̶H̶e̶n̶t̶a̶i̶ - 04-29-2024
edhe nese e bojn ska mja vlejt, tu marr parasysh cmimet e sherbimeve tjera qe i ka.
Re: VALA me 4G (LTE) deri në fund të vitit - 4LBBiG. - 04-30-2024
Per 4G jom pak n`dilem a i ka pajisjet e duhura vala per me shpernda rrjetin. Per ndryshe kish me kon ni arritje e madhe se pi t`parav n`ballkan pe bjen 4g.
|