![]() |
|
Apple blen kompanite Beats Electronics & Beats Musis, 3mlrd - Printable Version +- eSportsKosova - Gaming Community (https://esportskosova.com) +-- Forum: KOMUNITETI (https://esportskosova.com/forum-107.html) +--- Forum: IT Zone (https://esportskosova.com/forum-24.html) +--- Thread: Apple blen kompanite Beats Electronics & Beats Musis, 3mlrd (/thread-46977.html) |
Apple blen kompanite Beats Electronics & Beats Musis, 3mlrd - -M- - 03-21-2024 Apple ka konfirmuar dje blerjen kompanive Beats Electronics dhe Beats Music për 3 miliardë dollarë. Themeluesit e kompanisë Beats, Jimmy Iovine dhe Dr. Dre, do t’i bashkohen ekipit të Apple-it. Që në fillim të këtij muaji dolën fjalë se Apple po planifikon të blejë kompaninë Beats. Ishte themeluesi i kompanisë Beats, reperi i njohur Dr. Dre, ai që njoftoi me anë të një video se Apple ka blerë kompaninë e tij. U hodhën shumë spekulime se për çfarë arsye Apple e vonoi konfirmimin e kësaj blerjeje. ![]() Megjithatë, marrëveshja u bë më në fund zyrtare, dhe Tim Cook, shefi ekzekutiv i Apple-it, ka treguar se kjo marrëveshje është bërë sepse Apple do të investojë në botën e muzikës. Kompania gjithashtu do të sjellë ekipet e duhura, në mënyrë që të krijojnë produktet dhe shërbimet muzikore më të reja në botë. “Muzika është një pjesë e rëndësishme e jetës sonë dhe zë një vend të veçantë brenda zemrave tona tek Apple,” tha Tim Cook në një deklaratë. “Kjo është arsyeja pse ne kemi investuar në muzikë dhe po sjellim së bashku këto ekipe të jashtëzakonshme, kështu ne do të vazhdojmë të krijojmë shërbimet dhe produktet më të reja në botë.” (GJBI) |