eSportsKosova - Gaming Community
iPad 3 me ekran AMOLED? - Printable Version

+- eSportsKosova - Gaming Community (https://esportskosova.com)
+-- Forum: KOMUNITETI (https://esportskosova.com/forum-107.html)
+--- Forum: IT Zone (https://esportskosova.com/forum-24.html)
+--- Thread: iPad 3 me ekran AMOLED? (/thread-4669.html)



iPad 3 me ekran AMOLED? - iceboy - 03-18-2021

[Image: 18ce93.jpg]

Vetëm disa muaj pasi që është bërë lansimi i tabletit të Apple, iPad 2, ne po dëgjojmë për versionin e ri të këtij tableti, i cili me siguri se do të quhet iPad 3.

Lajmi i fundit që lidhet me këtë model ende të pa paralajmëruar zyrtarisht nga Apple, është se i njëjti do të përmbajë ekran të ndjeshëm në prekje me teknologjinë AMOLED, të cilën do ta prodhojë Samsung.

Sipas një raporti, thuhet se drejtori i teknologjisë në Apple, Tim Cook e ka vizituar fabrikën e Samsung, Gen 5.5, e cila prodhon ekranet AMOLED, ndërsa kjo vizitë ka shërbyer për të parë mundësitë e bashkëpunimit me këtë prodhues sa i përket ekranit të iPad 3.

Natyrisht se për momentin, kjo është vetëm një e thënë e pa-konfirmuar, dhe me siguri do të duhet të presim deri në vitin e ardhshëm për të parë nëse iPad 3 do të ketë këtë lloj teknologjie në ekranin e saj./Telegrafi.com


Re: iPad 3 me ekran AMOLED? - uranglobal - 03-18-2021

u lodhem me iPada iPodaTongue


Re: iPad 3 me ekran AMOLED? - Mister-X - 03-19-2021

Ski pse lodhesh hic man Big Grin kta per qit pun i kan qit me na vjel ne prej pareve.


Re: iPad 3 me ekran AMOLED? - iceboy - 03-19-2021

hahahhaha Mister-X Tongue me kqyr holl edhe ja vlen Smile per iPad ja vlen, e kto tjerat dej dikun ...