![]() |
|
Windows Phone 8.1 do të lansohet më 24 qershor - Printable Version +- eSportsKosova - Gaming Community (https://esportskosova.com) +-- Forum: KOMUNITETI (https://esportskosova.com/forum-107.html) +--- Forum: IT Zone (https://esportskosova.com/forum-24.html) +---- Forum: Hapesira per Mobile (https://esportskosova.com/forum-443.html) +---- Thread: Windows Phone 8.1 do të lansohet më 24 qershor (/thread-46680.html) |
Windows Phone 8.1 do të lansohet më 24 qershor - -M- - 03-06-2024 Microsoft ka në plan që të fillojë të dërgojë përditësimet për sistemin operativ të celularit Windows Phone 8 më 24 qershor.
Nëse keni qenë duke pritur që Microsoft të lansojë Windows Phone 8.1, atëherë ju duhet të duroni edhe gjashtë javë më shumë. Microsoft ka në plan që të dërgojë përditësimet e sistemit operativ ekzistues në celularin Windows Phone 8 për përdoruesit e tij më 24 qershor. Redmond zbuloi këto lajme të kompanisë duke cituar se që nga data 24 qershor përdoruesit e Windows Phone do të jenë në gjendje që të marrin përditësimet për sistemin operativ të celularit. ![]() “Microsoft do t’i bëjë përditësimet të gatshme për sistemin operativ, duke përfshirë përditësimet e sigurisë, 36 muaj pas ciklit të fillimit të sistemit. Përditësimet e dërguara duhet të instalohen që të gjitha një nga një, në mënyrë që konsumatorët të kenë mbështetje nga Microsoft”, tha Microsoft. Microsoft prezantoi gjeneratën e ardhshme të versionit të celularit të tij në konferencën e prillit. Kompania kishte prezantuar një parashikim të Windows Phone 8.1 më 14 prill, duke i dhënë publikut një shanse për tu njohur me të gjitha karakteristikat e reja. Ky sistem operativ i Microsoft do të vijë me asistentin e ri digjital Cortana, një ndihmës shumë i madh në Qendrën e Veprimeve në panelin e njoftimeve dhe në opsionet e ekranit kryesorë. (Lajmi.net) |