eSportsKosova - Gaming Community
Edhe një krimb sulmon përdoruesit e iPhone - Printable Version

+- eSportsKosova - Gaming Community (https://esportskosova.com)
+-- Forum: KOMUNITETI (https://esportskosova.com/forum-107.html)
+--- Forum: IT Zone (https://esportskosova.com/forum-24.html)
+--- Thread: Edhe një krimb sulmon përdoruesit e iPhone (/thread-4465.html)



Edhe një krimb sulmon përdoruesit e iPhone - RaydeN - 03-13-2021

[Image: ?di=59ZC]


Siç raporton ofruesi holandez i shërbimeve të internetit XS4ALL, është paraqitur edhe një krimb i ri për iPhone i cili shfrytëzon lëshimin e njohur që më parë në aplikacionet SSH për iPhone.

Në lidhje me krimbin e parë por atëherë bëhej fjalë për një program të parrezikshëm i cili shpërndahej vetëm me anë të lëshimit në aplikacionin SSH, dhe atë në pajisjet e iPhone të cilave u ishte kryer funksioni “jailbreak”.

Krimbi i ri e shfrytëzon po të njëjtin lëshim, fjalëkalimin e pandryshuar (root password) në aplikacionin SSH, mirëpo në vend që përdoruesve t’ua ndryshojë fotografinë e prapavijës, ky krimb tani tenton të vjedh të dhënat e besueshme nga pajisja.

Krimbi deri më tani nuk është shpërndarë shumë, por përdoruesit e aplikacionit SSH do të duhej që gjithsesi të ndryshojnë fjalëkalimin standard në root password
Burimi Lajmit :Rinialive.eu