eSportsKosova - Gaming Community
HTC Sensation në aksion - Printable Version

+- eSportsKosova - Gaming Community (https://esportskosova.com)
+-- Forum: KOMUNITETI (https://esportskosova.com/forum-107.html)
+--- Forum: IT Zone (https://esportskosova.com/forum-24.html)
+--- Thread: HTC Sensation në aksion (/thread-4457.html)



HTC Sensation në aksion - iceboy - 03-13-2021

[Image: HTC_Sensation_250859176.jpg&size=article_medium]

Lexues të [b]eSportsKosova padyshim që keni dëgjuar për paraqitjen e telefonit më të ri të HTC, modelin HTC Sensation por pasi pash një video në Engadget në lidhje me këtë produkt të mahnitshëm gjithsesi duhet ta sjellim edhe para jush që të shihni se cilat janë veçoritë e tija.[/b]

Sa për të mos e zgjatur shumë me tekst, po i biem trup sa i përket specifikave: HTC po e përshkruan telefonin si të “mençur” sepse ju sjellë informata në kohë reale për ngjarje të ndryshme, motin dhe çmimet e stokut. Pasta ju lejon të lëshoni një aplikacion duke e tërhequr atë dhe duke e vendosur në unazën që hap pajisjen, pastaj ju keni në duar edhe një CPU 1.2 GHz që sjellë fuqi të mahnitshme edhe pse ka vërejtje për sa i përket performancës 3D që nuk është 100% e përkryer me animacionet e reja 3D, pastaj ekrani sjellë rezolucion 960 x 540 piksela (4.3 inç), ka mundësi për të incizuar e shikuar video në kualitet HD, etj.

Por më së miri shikoni videon më poshtë dhe mësoni disa detaje shtesë mbi HTC Sensation, dhe shihni atë në aksion.

Kliko ketu per te pare Videon

Burimi:

PcWorldAlbanian