eSportsKosova - Gaming Community
Zuckerberg: Facebook edhe për fëmijët nën 13-vjeç - Printable Version

+- eSportsKosova - Gaming Community (https://esportskosova.com)
+-- Forum: KOMUNITETI (https://esportskosova.com/forum-107.html)
+--- Forum: IT Zone (https://esportskosova.com/forum-24.html)
+--- Thread: Zuckerberg: Facebook edhe për fëmijët nën 13-vjeç (/thread-4454.html)



Zuckerberg: Facebook edhe për fëmijët nën 13-vjeç - RaydeN - 03-13-2021

[Image: ?di=YOBW]

“Facebook po mendon të lejojë regjistrimin e fëmijëve nën moshën 13-vjeçare,” – Kështu është shprehur themeluesi i Facebook, Mark Zuckerberg, në Samitin për Themelimin e Shkollave të Reja të mbajtur në Kaliforni të premten.
I veshur si zakonisht me bluzën që mban mbishkrmin “Facebook” dhe me xhinse, Zuckerberg, theksoi se prioritet i rrjetit social në të ardhmen do të jetë fokusi te edukimi, ku nën vëmendje do të jenë edhe fëmijët nën 13-vjeç. Sipas tij në këtë faqe që do të ndërtohet posaçerisht për fëmijët, do të ketë anekdoda, përralla, lojra e aktivitete. “Duke parë njëri-tjetrin që lexojnë e mësojnë, fëmijet motivohen më shumë për veten e tyre”, - shprehet Zuckerberg.

Por për të aritur këtë, themeluesi i Facebook do të duhet të përballet me ligjin, që nuk i lejon fëmijët nën 13-vjeç të përdorin këtë faqe. /Telegrafi/