![]() |
|
fnatic triumfon në IEM5 GC Shanghai - Printable Version +- eSportsKosova - Gaming Community (https://esportskosova.com) +-- Forum: HAPËSIRA E COUNTER-STRIKE (https://esportskosova.com/forum-7.html) +--- Forum: Skena ndërkombëtare (https://esportskosova.com/forum-12.html) +--- Thread: fnatic triumfon në IEM5 GC Shanghai (/thread-436.html) |
fnatic triumfon në IEM5 GC Shanghai - XLN7 - 05-24-2020 Ekipi favorit suedez, fnatic, mposhtën TyLoo.raw në finalen e Intel Extreme Masters 5 Global Challenge Shanghai dhe siguruan një vend për në IEM5 World Championship në 2011. Mapi i parë në të cilin fnatic dhe TyLoo.raw u ndeshën ishte de_nuke, në të cilin dje ekipi kinez në mënyrë mbresëlënëse siguruan vendin për në finale, duke mposhtur shokët e tyre, TyLoo 16-0. Prandaj, ishte parashikuar që kjo do të ishte ndeshje e ngushtë, por fnatic shpejt morën çështjen në duart e tyre dhe fituan si CT 11-4. Në pjesën e dytë, suedezët fituan pistol round, dhe ishte vetëm çështje kohe para se ata të përfundonin mapin. Ata e bënë atë shumë shpejt pasi rezultati përfundimtar i mapit të parë ishte 16-7. Rezultati mund të kishte qenë më i ngushtë sikur mos të ishte Rasmus "Gux" Ståhl, i cili fitoi tri situata 1kundër2 gjatë ndeshjës, duke i sjellur ekipit të tij disa runda të papritur. Mapi i dytë ishte de_train, ku fnatic filluan në anën favorite si CT. Kjo u vërtetua të ishte mjaft problematike për TyLoo.raw pasi ata panë vetën e tyre në disavantazh 13-2 në pjesën e parë. Duke pasur nevoj për një pjesë të dytë pothuajse perfekte, kinezët arritën të fitonin pistol round dhe filluan shumë mirë, duke marrë kryesimin 8-0. Gjigantët Evropian rifituan kontrollin dhe përfunduan ndeshjën me rezultat 16-10, për të fituar turneun e parë në sezonin e 5të të Extreme Masters. ![]() fnatic kanë siguruar titullin e tyre të dytë pas ndryshimit në përbërje, duke fituar GameGune javën e kaluar. ![]() Ata pranuan çekun prej $14,000 për suksesin në Shanghai, dhe po ashtu një vend në IEM5 World Championship në 2011, derisa TyLoo.raw morën $7,000. Renditja Përfundimtare në IEM5 Global Challenge Shanghai: 1. fnatic - $14,000 + IEM5 World Championship spot2. TyLoo.raw - $7,0003. Na´Vi - $5,0004. TyLoo - $3,5005-6. WeMade FOX - $2,7505-6. wNv - $2,7507-8. 9ez - $2,5007-8. IM - $2,500
Re: fnatic triumfon në IEM5 GC Shanghai - blekzIII - 05-24-2020 fnatic e Ka flliq Krejt a :A Re: fnatic triumfon në IEM5 GC Shanghai - varrche - 05-24-2020 fnatic gux <3. Re: fnatic triumfon në IEM5 GC Shanghai - dustmanz - 05-27-2020 u ardh guxi tash ska qi i nal ma kta Re: fnatic triumfon në IEM5 GC Shanghai - gambler - 06-02-2020 fnatic n1 Re: fnatic triumfon në IEM5 GC Shanghai - HOXHA <3 walle - 06-11-2020 oo djema kta jan dobt. navi wlla mat fortit me mousesportsat (L) markeloffi osht starixi edwardi qa po doni ma teper ma strategji qe kan kta ska kush + n mouz gob b si DRAGUE me gjeth blizzardin edhe romanin edhe tjert. fnaticat skan gjo psh cArni sdin sen veq kaiher qe po osht nform se ky osht #0 f0restin e kan shum perfect , get rajtin edhe guxin DSN veq qka ju ndihmon. Re: fnatic triumfon në IEM5 GC Shanghai - ToBe,Effective - 06-13-2020 O ska bre me Fnatic qita e thejn rakun ka 14.000$ tu i fitu, fnatic #1 |