eSportsKosova - Gaming Community
DROGA - Printable Version

+- eSportsKosova - Gaming Community (https://esportskosova.com)
+-- Forum: EDUKATIVE (https://esportskosova.com/forum-41.html)
+--- Forum: Diskutime për gjërat edukative (https://esportskosova.com/forum-37.html)
+--- Thread: DROGA (/thread-4357.html)

Pages: 1 2


DROGA - twiNs - 03-10-2021

Droga ne mjekesi mund te konsiderohet mjet human ne funksion te shpetimit,te ndihmes se dhene njeriut si narkotik(narkoze),ilaç,qetesues,per zbutjen ose qetesimin e mundimeve te ndryshme,etj.
Ne anen tjeter ,droga eshte lende e rrezikshme helmuese,e varteson perdoruesin(toksimonia),le pasoja negative personale dhe sociale,crregullime mendore dhe fiziologjike,etj.
Droga eshte lene kimike me prejardhje bimore ose sintetike.Perdoret per pergatitjen e ilaceve qetesuse,gjumevenese ,dehese,stimulative,inkurajuse,etj.Njerezit qysh ne kohet e lashta dinin per shume bime mjekuse nga te cilat nxjerrnin lende qe perdornin per nevoja te tyre,sidomos per ilaçe.Shume prej ketyre lendeve ,pervec funksionit sherues perdoreshin edhe per qetesim ,disponim,gjumesi,per zbutjen e dhembjeve ,etj.Keto me heret perdoreshin duke u mbeshtetur ne thenien romake " Dolarum sedare divinum opus est" qe do te thote "te zbutet dhembja eshte veper humane".Sot komponimet qe kane vecori narkotike,qe ndikojne ne gjumesi,qe mpijne,qe ngathtesojne-llogariten droga.
Nga jeta e perditshme me termin droge kuptohet nje zingjir realitetesh dramatike, te lidhura me kriminalitetin e organizuar,semundje me pasoja te renda shendetesore.Droga eshte agjent i destinuar per te dhene efekte psikike te deshiruara e te kendshme,nganjeher te nevojshme,por dhe me rrezikun e abuzimit ,te vartesis se perdoruesit prej saj,te tolerances(rezistenc duruese) dhe te shume pasojave te tjera vetjake dhe sociale(shoqerore).Shumica e lendeve alkaloide ( si nikotina,opiumi,morfina,etj)pervec efekteve shume mjekesore tregojn edhe efekte te vartesis.Droga ka kuptim me te gjere.Ne kategorin e drogave mund te permblidhen te gjitha ato lende qe shkaktojne vartesi ndaj tyre.Ne keto komponime hyn edhe alkooli(etanoli).Droga eshte lende qe e ndryshon funksionin e nje sistemi biologjik qe nganjeher mund te jete edhe e nevojshme,por kurr e domosdoshme!Droga nuk mund te krahasohet me ujin e as me buken apo ndonje lende tjeter te domosdoshme per organizmin,Nga perdorimi i pakontrolluar me gjithe te mirat,keto lende mund te shkaktojne fatkeqesi humane,duke rrezikuar shendetin,duke krijuar vartesi dhe toksimani.Keto te kqija jane barre e perdorimit te shpesht dhe te tepert te nje substance me efekte qe shkaktojne vartesi psikologjike ,fiziologjike, dhe fizike.Trupi behet biokimisht i varur si nevoj organike kur sistemi nervor funksionon vetem kur merret droga.Ky proces ne fakt eshet proces biologjiko-kimik i shendrrimit te organizmit normal ne nje vartesi ndaj lendes qe nuk eshte as buke,as uje ,as oksigjen.
Droga ishte dhe eshte objekt studimi i shume institucioneve dhe organizatave shendetesore te botes.ME qellim kontrollimi te mirefillte ,te studimit dhe te zbatimit te tyre per nevoja humanitare,Organizata Boterore Shendetesore ( OBSH)(WMO) propozoi klasifikimin e drogave ,duke pasur parashysh origjinen e tyre dhe natyren sintetike,vecorit e tyre farmakologjike dhe te formave te veprimit te tyre :
a ) Droga psikoaktive stimuluse
b) Droga psikoaktive halucinogjene
c) Droga psikoaktive depresioni.


Re: DROGA - RaydeN - 03-10-2021

info e mir Big Grin


Re: DROGA - shadowi - 03-13-2021

Mos u terhiq.
Ballafaqohu me te
Ballafaqohu me vdekjen :S.


Re: DROGA - Mister-X - 03-13-2021

raydeN Wrote:info e mir Big Grin

Ani mos smok ma pra huahuahuahuauhahu Tongue


Re: DROGA - RaydeN - 03-13-2021

Mister-X Wrote:
raydeN Wrote:info e mir Big Grin

Ani mos smok ma pra huahuahuahuauhahu Tongue


hahahhahahaha Tongue Weq kur to nevoja Tongue


Re: DROGA - doxy - 03-13-2021

Ja edhe pak info nga une ishalla ju ndihmon



Teknikisht, drogat janë lëndë kimike të cilat ndikojnë në funksionimin normal të trupit dhe/ose të trurit. Jo të gjitha drogat janë të paligjshme. Për shembull, kafeina (e cila gjendet në kafe ose në pijen “Coca-Cola”), nikotina (e cila gjendet në cigare) dhe alkooli teknikisht janë të gjitha droga të ligjshme edhe pse zakonisht nuk quhen të tilla. Barnat, si ato që shiten me recetë të lëshuar nga mjeku ashtu edhe ato që shiten pa recetë nëpër farmaci, janë droga të ligjshme të cilat na ndihmojnë të shërohemi nga sëmundjet, megjithëse edhe me to mund të abuzohet. Drogat e paligjshme janë droga të cilat janë kaq të dëmshme saqë vendet në mbarë botën kanë vendosur t’i vendosin nën kontroll.Këto vende kanë miratuar disa ligje ndërkombëtare, në formën e konventave të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, të cilat përcaktojnë se cilat droga duhen vendosur nën kontroll. Të gjitha drogat të cilat trajtohen në këtë broshurë janë të paligjshme. Kjo do të thotë se, në përgjithësi, është kundër ligjit nëse mban, përdor ose shet droga të tilla në gjithë botën. Drogat, në përgjithësi, kanë disa emra me të cilët quhen në zhargonin e rrugës, dhe në këtë broshurë do të gjeni disa prej tyre.Megjithatë, nuk bëhet fjalë për një listë të plotë dhe drogat mund të kenë emra të tjerë në vendin apo në qytetin ku jetoni ju. Gjithashtu, këto emra mund të ndryshojnë edhe me kalimin e kohës. Emrat e drogave në zhargonin e rrugës nuk kanë lidhje me fuqinë apo pastërtinë e një droge. Të gjitha drogat e paligjshme kanë një efekt të menjëhershëm fizik, për të cilin mund të lexoni në këtë broshurë. Por drogat mund të pengojnë shumë edhe zhvillimin psikologjik dhe emocional, sidomos te të rinjtë. Në të vërtetë, drogat mund të shkatërrojnë potencialin e atyre që i përdorin, të cilin ata nuk mund ta rifitojnë kurrë më, sepse drogat kthehen në një lloj zëvendësuesi të mekanizmave që na duhen në jetë. Edhe pse drogat në këtë broshurë përshkruhen veçmas, ato shpesh përdoren së bashku.Kjo përzierje e drogave mund të ketë pasoja të rënda dhe të paparashikueshme për trupin dhe mendjen e përdoruesve. Së fundmi, duhet thënë se drogat turbullojnë aftësinë gjykuese të përdoruesve të tyre. Kjo do të thotë se shpesh përdoruesit e drogave marrin rreziqe më të mëdha, siç është, për shembull, seksi i pambrojtur. Kjo shkakton infeksion me hepatit ose HIV si edhe me sëmundje të tjera të transmetuara seksualisht.


Re: DROGA - shadowi - 04-16-2021

Good Infoo.


Re: DROGA - uranglobal - 04-16-2021

Informatik e vlefshme sdi ku e pata pa mdoet qe egziston ni topik i till :S


Re: DROGA - swed - 04-16-2021

info mjaft e qelluar , po edhe mu mdoket qe ekziston ky topic ?:O