eSportsKosova - Gaming Community
Si të kontrolloni nëse një email adresë është e vlefshme apo - Printable Version

+- eSportsKosova - Gaming Community (https://esportskosova.com)
+-- Forum: KOMUNITETI (https://esportskosova.com/forum-107.html)
+--- Forum: IT Zone (https://esportskosova.com/forum-24.html)
+---- Forum: PC - Tutoriale/Mesime (https://esportskosova.com/forum-76.html)
+---- Thread: Si të kontrolloni nëse një email adresë është e vlefshme apo (/thread-4352.html)



Si të kontrolloni nëse një email adresë është e vlefshme apo - iceboy - 03-10-2021

Si të kontrolloni nëse një email adresë është e vlefshme apo jo?


[Image: email_inbox_715142371.jpg&size=article_medium]

Pothuajse çdo ditë marrim emaila dhe ndoshta një pjesë e madhe e tyre janë spam. Shpesh nuk e kuptojmë nëse një email adresë nga e cila marrim letër është e vlefshme apo jo.

Scan Mail Checker është definitivisht një aplikacion falas shumë i dobishëm që konfirmon, nëse një email adresë nga lista juaj është e vlefshme. Ky softuer është i lehtë për përdorim, me vlerë dhe efikas dhe pastron listën tuaj të emailave nga lista e kontakteve. Ai mund të përcaktojë deri në 80% të emailave të pavlefshme.

Ju mund të futni emaila në aplikacion në disa mënyra si skedar tekstual, CSV, Excel, skedar në Access ose një skedar për një bazë të të dhënave. Kur janë futur emailat, ju mund të filloni procedurën e kontrollimit. Aplikacioni do të kontrollojë përgjatë të gjitha listave të emailave që janë të vlefshme dhe që janë jo të vlefshme.

Tiparet e Scan Mail Checker

Largon email adresat që janë më shumë se një herë të regjistruara
Kontrollon sintaksën e adresave
Kontrollon nëse një domain i një emaili është i vlefshëm

Kontrollon nëse një email adresë është e vlefshme në serverin e saj të vogël

Shpejtësia e kontrollimit varet nga madhësia e listës dhe lidhjes tuaj në internet. Nëse lista është shumë e gjatë, ju mbase duhet të pritni për një kohë të gjatë. Pavarësisht nga këto, ky aplikacion është mjaft i mirë për të përcaktuar nëse një email adresë është e vlefshme apo jo.

Burimi:

Quote:Nga Fatos Morina per PcWorldAlbanian 2011



Re: Si të kontrolloni nëse një email adresë është e vlefshme - uranglobal - 03-10-2021

nice work *


Re: Si të kontrolloni nëse një email adresë është e vlefshme - Lizardi - 03-11-2021

nice work


Re: Si të kontrolloni nëse një email adresë është e vlefshme - RaydeN - 03-11-2021

G j (Y)


Re: Si të kontrolloni nëse një email adresë është e vlefshme - twiNs - 03-11-2021

G J


Re: Si të kontrolloni nëse një email adresë është e vlefshme - ReY - 03-11-2021

pse spo bon !