eSportsKosova - Gaming Community
Puna përmes Internetit - Printable Version

+- eSportsKosova - Gaming Community (https://esportskosova.com)
+-- Forum: KOMUNITETI (https://esportskosova.com/forum-107.html)
+--- Forum: IT Zone (https://esportskosova.com/forum-24.html)
+--- Thread: Puna përmes Internetit (/thread-43207.html)



Puna përmes Internetit - lauratt. - 11-16-2023

* E-Shopping
* E-Banking
* E-Learning
* E-Mail


E-Shopping
Tregtia e mallrave apo shërbimeve përmes Internetit njihet me emrin E-Shopping.Tregtia përmes Internetit është duke e zëvendësuar në masë të madhe tregtinë klasike.Produktet që tanimë kryeisht tregtohen përmes Internetit janë:
* Biletat e Aeroplanit
* Rezervimet e hoteleve
* Blerja e aranzhamaneve turistike
* Blejra e gjesendeve të ndryshme (këpuc, dhe pajisje tjera)
* Blerja e librave ,
* Blerja e elektronikës shtëpiake etj..


[kujdes]Para se të bleni produkt lexoni rregullat dhe konditat speciale që vlejnë për atë blerje, siq janë: afati i livrimit, kostoja e transportit, e drejta e kthimit të mallit etj.[/kujdes]

E-Banking
Si shumë veprimtari që janë transformuar rrënjësisht nga teknolodhia informative dhe komunikuese, edhe bankat nuk i kanë rezistuar këtij trendi. Të gjitha bankat kryesor në Kosovë dhe botë tanimë i kanë sistemet e bankës online të ngritura dhe funksionale. Bankat janë përgjegjëse për mbrojtjen e integritetit të transaksineve dhe detajeve të llogarisë tuaj. Softuerët dhe procedurat të cilat përdoren nga bankat janë nga më të avancuarat. Megjithatë, një pjesë e madhe e përgjegjësive mbetet tek përdoruesit e sistemit. Ruajtja e numrit identefikus, dhe passwordi janë pjesë e përgjegjësive së shfrytëzuesit.

E-Learning
e-Learning është një neologjizëm në konteksin e mësimit të bazuar në kompjuter dhe qëndron për përdorimin e teknologijsë informative dhe të komunikimit në procesin mësimor.
Mësimi bazohet në shërbimet e internetit (online) ose përmes CD-ROM (offline). Mësimi mund të zhvillohet në vendin e punës, në shtëpi, shkollë ose kudo tjetër.

Përparësitë e E-Learning janë:
* Qasje të pakufizuar në përmbajtjet mësimore në aspektin kohor dhe hapësinor,
* Adaptimi në stilin dhe shpejtësinë individuale të shfytëzuesit,
* Qashe në materiale të standarizuara mësimore dhe të nivelit të lartë të cilësisë,
* Mësimet mund të ndërlidhen sipas dëshirës
* Ngritja e efiqencës dhe efikasitetit në mësim,
* Ngritja e cilësisë së mësimit.


E-Mail
Posta elektronike (electronic mail apo e-mail) është një metodë e shkëmbimit të mesazheve digjitale, e cila bazohet në modelin ruaj-dhe-përcjell më tutje. Sipas këtij modeli, sistemi i E-Mail-it, respektivisht serveri i E-Mail-ave, e pranon mesazhin e dërguar nga shfrytëzuesit, e ruan atë dhe pastaj e transmeton (përcjell) me tutje në adresën destinuese.
Fillimisht, email-at janë dërguar drejtëpëdrejtë nga kompjuteri i një shfrytëzuesi në kompjuterin tjetër. Por, me zbulimin e Internetit një mënyrë e këtillë e komunikimit është shumë e rrallë.

Programet më të njohura janë:
* SKYPE
* Messenger (nuk është më aktive)