![]() |
|
Programet me te mira per ruajtjen e kompjuterit (PC) + link - Printable Version +- eSportsKosova - Gaming Community (https://esportskosova.com) +-- Forum: KOMUNITETI (https://esportskosova.com/forum-107.html) +--- Forum: IT Zone (https://esportskosova.com/forum-24.html) +--- Thread: Programet me te mira per ruajtjen e kompjuterit (PC) + link (/thread-41747.html) |
Programet me te mira per ruajtjen e kompjuterit (PC) + link - Privatexe - 10-06-2023 Çdo ditë pastroni, zhvendosni ose shkarkoni miliona dosje dhe të dhëna në kompjuterin tuaj. Në këtë mënyrë në moment paraqitet kaos dhe filloni të harroni ku dhe çka keni ruajtur. Nëse kjo ju ndodh edhe juve, ja disa pajisje për kompjuter, të cilat do t’ju ndihmojnë më së miri ta organizoni kompjuterin tuaj. CCleaner Ky aplikim e pastron tërësisht kërkuesin tuaj, Recycle Bin-in si dhe Temporary Files, aplikacionet e panevojshme dhe shumë gjëra të tjera. Sapo ta instaloni CCleaner në sistemin tuaj, ai do ta lirojë kompjuterin tuaj nga dosjet e panevojshme dhe do ta bëj të punojë pa probleme. Edhe një përparësi e programit është që është i shpejtë dhe i thjeshtë për shfrytëzim. (shumica e antareve te kosovagamers e perdorin) Code: http://www.filehippo.com/download_ccleanerRevo Uninstaller Revo Uninstaller është një zëvendësim më i përparuar për programin e Windowsit, Add or Remove Programs ose Uninstall Programs tek Vista. Andaj shtrohet pyetja se pse do ta shfrytëzonit Revo Uninstaller? Për shkak se mundet jo vetëm t’i çinstalojë programet, por i fshin edhe të gjitha gjurmët e tyre, që programet tjera të këtij lloj nuk e bëjnë. Revo po ashtu përmban edhe Hunter Mode për çinstalim të aplikacioneve. Code: http://www.revouninstaller.com/revo_uninstaller_free_download.htmlKetu i paraqita vetem disa . Vazhdoj ........ Auslogics Disk Defrag Auslogics Disk Defrag është një program efikas për defragmentimin e diskut, i cili ka për qëllim ta zëvendësojë Windows default. Veçanërisht Auslogics DD i shpejtë, jep një raport mirë të formatizuar për defragmentimin e fundit, në të cilin janë përfshirë edhe të dhëna se sa defragmentimi e ka përmirësuar shpejtësinë e kompjuterit tuaj. Code: http://download.cnet.com/Auslogics-Disk-Defrag/3000-2094_4-10567503.html?part=dl-6267754&subj=dl&tag=buttonRe: Programet me te mira per ruajtjen e kompjuterit (PC) + l - BR3ACKER - 10-06-2023 Revo Uninstaller kam perdoru prej moti shum probram i mire . GJ per punen braq. Re: Programet me te mira per ruajtjen e kompjuterit (PC) + l - iceboy - 11-20-2023 Ccleaner edhe Revo Uninstaller i kom perdor gjith! Po menoj i kom en PC edhe jon shum programe t'mira, ia vlen mi pas! Per defrag u bo kohe qe s'kom instalu kurgjo... Duhet me kqyr naj sen pej O&O Re: Programet me te mira per ruajtjen e kompjuterit (PC) + l - CL1CK2H~ - 11-20-2023 krejt jon programe tmira amo qekjo CCleaner osht diqka shum ekstra. Re: Programet me te mira per ruajtjen e kompjuterit (PC) + l - ̶H̶e̶n̶t̶a̶i̶ - 11-20-2023 Permisim i Windowsit ? Mos ti kish pas windowsi ato "opcione" qe jan aty atehere nuk kishin mujt ato software me i kry ato pun,perveq kto qe i fshijn junk files kto tjerat mendoj qe jan te demshme. Lshojani 1 sy Code: http://kosovagamers.com/viewtopic.php?f=119&t=56432 |