![]() |
|
Sofuteri që ju mundëson t'i shihni përditësimet e Facebook n - Printable Version +- eSportsKosova - Gaming Community (https://esportskosova.com) +-- Forum: KOMUNITETI (https://esportskosova.com/forum-107.html) +--- Forum: IT Zone (https://esportskosova.com/forum-24.html) +---- Forum: PC - Tutoriale/Mesime (https://esportskosova.com/forum-76.html) +---- Thread: Sofuteri që ju mundëson t'i shihni përditësimet e Facebook n (/thread-4109.html) |
Sofuteri që ju mundëson t'i shihni përditësimet e Facebook n - iceboy - 03-01-2021 Sofuteri që ju mundëson t'i shihni përditësimet e Facebook në kohë reale Shumë përdorues kalojnë një kohë të gjatë në Facebook. Shumë njerëz bisedojnë me të tjerët në Facebook, duke i shkëmbyer gjërat e përbashkëta, megjithë pëlqimet dhe mospëlqimet që ata i kanë në mes vete, bisedat e shumta për ngjarje të caktuara dhe lajmet e reja dhe gjërat si përditësimet e statusit dhe fotografive. Por a keni dashur që ta shihni rrjetin Facebook në desktopin tuaj? Sot po ju paraqesim një aplikacion që mundëson këtë gjë. Bëhet fjalë për softuerin FlipToast. Çfarë është FlipToast? FlipToast është një klient dinamik i rrjetit Facebook për Windows dhe Mac, që ofron një qasje të shpejtë dhe të lehtë me shokët tuaj në Facebook. Për dallim nga softuerët e tjerë, FlipToast ofron gjërat elementare të ndërfaqes së rrjetit Facebook, si lajmërimet e drejtpërdrejta dhe funksionimin e chat-it. FlipToast është falas. Ju mund ta mbani atë anash dhe dritaren e chat-it në cilindo kënd të ekranit që dëshironi, derisa t’i kryeni punët e tjera. Me funksionimin e chat-it, ju keni mundësi të shkyçeni në çdo kohë. Nëse kaloni një kohë të gjatë në Facebook dhe do të dëshironit që gjërat që i keni në Facebook t’i tërhiqni nga shfletuesi juaj i uebit, atëherë ju këshilloj që ta përdorni FlipToast. Në fund, mos u kurseni të na i shkruani përshtypjet tuaja. Quote:Burimi: Nga Fatos Morina per PCWorldAlbanian 2011 |