![]() |
|
Google e teston dizajnin e ri - Printable Version +- eSportsKosova - Gaming Community (https://esportskosova.com) +-- Forum: KOMUNITETI (https://esportskosova.com/forum-107.html) +--- Forum: IT Zone (https://esportskosova.com/forum-24.html) +--- Thread: Google e teston dizajnin e ri (/thread-4105.html) |
Google e teston dizajnin e ri - RaydeN - 03-01-2021 Google ka filluar të testojë dizajnin e saj të ri për rezultatet e kërkimit. Pamja e re e kësaj faqeje përfshin një ngjyrë të re, dhe shumë më shumë hapësirë të bardhë. Një përfaqësues i kompanisë Google e ka konfirmuar se gjiganti i kërkimit në internet është duke i bërë disa teste, sa i përket pamjes së faqes së kërkimit. Siç edhe mund ta vëreni më poshtë, pamja e re, e ri-dizajnuar e Google përfshin disa ngjyra të cilat e kanë nga një kuptim të caktuar. Ndryshimet më të mëdha në versionin e ri të faqes, të cilën mund ta shohi vetëm disa përdorues të zgjedhur të Google, vërehen me hapësirën e cila e ndan secilin rezultat të kërkimit. Gjithashtu, në pamjen e re e cila për momentin është vetëm test, shihet më shumë distancë mes rezultateve, e cila është me prapavijë të bardhë, dhe në të njëjtin vend, rezultatet ndahen me një vijë nga njëra tjetri. Re: Google e teston dizajnin e ri - Mister-X - 03-01-2021 kot fare mo la kjo thjesht ca te ngarkon kot me mir ajo e thjeshta |