![]() |
|
iPad mban 82 për qind të tregut! - Printable Version +- eSportsKosova - Gaming Community (https://esportskosova.com) +-- Forum: KOMUNITETI (https://esportskosova.com/forum-107.html) +--- Forum: IT Zone (https://esportskosova.com/forum-24.html) +--- Thread: iPad mban 82 për qind të tregut! (/thread-4074.html) |
iPad mban 82 për qind të tregut! - AuloN- - 02-28-2021 iPad mban 82 për qind të tregut! ![]() Versioni i parë i tabletit, iPad dhe iPad 2 kanë qenë një sukses i jashtëzakonshëm për kompaninë Apple, dhe për këtë nuk ka asnjë dyshim. Mirëpo, si ndikon suksesi i Apple në kompanitë e tjera të cilat gjithashtu kanë hyrë në tregun e kompjuterëve tablet, dhe sa për qind të tregut posedohet nga Apple? Kompania e hulumtimeve të tregut, Nielsen, së fundmi ka realizuar një hulumtim me poseduesit e tabletëve në SHBA, dhe rezultatet e këtij hulumtimi janë mjaft interesante. Nga të gjithë pronarët e tabletëve të cilët kanë marrë pjesë në hulumtim, 82 për qind e tyre posedojnë një iPad, apo kombinimet iPad ose iPad 2. Pjesa tjetër e mbetur e tregut përbëhet nga Samsung Galaxy Tab me 4 për qind, Dell Streak me 3 për qind, si dhe Motorola Xoom me më pak se 2 për qind. Natyrisht se Apple ka qenë e para që ka filluar me tabletët, dhe iPad mbetet shumë popullor në mesin e përdoruesve amerikan, mirëpo një trend i ngjashëm pritet të vazhdojë edhe më tutje për këtë markë dhe produktin e saj të famshëm. |