eSportsKosova - Gaming Community
iGamerz humbin skuadren e Counter-Strike - Printable Version

+- eSportsKosova - Gaming Community (https://esportskosova.com)
+-- Forum: HAPËSIRA E COUNTER-STRIKE (https://esportskosova.com/forum-7.html)
+--- Forum: Skena ndërkombëtare (https://esportskosova.com/forum-12.html)
+--- Thread: iGamerz humbin skuadren e Counter-Strike (/thread-4016.html)



iGamerz humbin skuadren e Counter-Strike - Mister-X - 02-26-2021

iGamerz kanë humbur skuadren Suedeze të Counter-Strike, për shkak të premtive të pambajtura nga organizata.

Me 10 Prill, organizata Franceze iGamerz deklaroi krijimin e një skuadre Suedeze të Counter-Strike dhe dy ditë me pas finalizuan skuadren pasi shtuan Finn "qp" Sjöström në skuader.
Pas një muaji Suedezet kanë deklaruar se nuk janë me në organizatën Franceze iGamerz pasi premtimet që dhanë këta të fundit nuk i mbajtën asnjëherë.

"Para disa javesh unë u kontaktova nga iGamerz dhe besova që ata do të na ndihmonin ne financiarisht. Kjo shpejt ra posht pasi ata thjesht na kishin gënjyer. Ne na ishin premtuar shume gjëra të ndryshme duke filluar që nga pagat por ata po gënjenin e po gënjenin gjithnjë." – Jon "hyvlarn" Edelsvärd tregoi per HLTV.org


Kjo megjithatë nuk do të thotë që skuadra nuk do të qëndrojë e bashkuar ajo do të jetë me emrin e ri duttdutt , ata po shikojnë për një shtëpi të re për tu ushtruar dhe për të luajtur.
"Shoket e mi dhe fansat tonë ne do të qëndrojmë së bashku sic premtuam dhe më lart dhe themi se do të jemi një kërcënim për ekipet më të mira të Counter-Strike deri më tani por që ne ti plotësojmë këto premitime na duhet një ogranizatë që do të na japë ne ndihmën e nevojshme për të bërë këtë gjë realitet." - shtoi Edelsvärd.


duttdutt kanë këtë përbërje:
[Image: se.gif]Manne "manne" Nordqvist
[Image: se.gif]André "keiz" Carlsson
[Image: se.gif]Jon "hyvlarn" Edelsvärd
[Image: cl.gif]Hugo "huggan" Cortes Lopez
[Image: se.gif]Finn "qp" Sjöström

duttdutt këtë fundjave do të duket në turneun IOL 3.3 at Inferno Online që zhvillohet në Stockholm në Suedi.


Re: iGamerz humbin skuadren e Counter-Strike - Lizardi - 02-27-2021

qtash jon bo a2g-gaming


Re: iGamerz humbin skuadren e Counter-Strike - shadowi - 03-12-2021

Shum organizata po rrejn qushtu bre nanen Angry veq ishalla i merr nej organizat e re edhe ju nimon financiarisht.


Re: iGamerz humbin skuadren e Counter-Strike - Lizardi - 03-12-2021

ka dal keiz qtash tu lujt per LIONS osht