![]() |
|
YouTube do të mundësojë shikimin e videove edhe pa internet! - Printable Version +- eSportsKosova - Gaming Community (https://esportskosova.com) +-- Forum: KOMUNITETI (https://esportskosova.com/forum-107.html) +--- Forum: IT Zone (https://esportskosova.com/forum-24.html) +--- Thread: YouTube do të mundësojë shikimin e videove edhe pa internet! (/thread-39345.html) |
YouTube do të mundësojë shikimin e videove edhe pa internet! - -M- - 07-14-2023 YouTube dje ka thënë se kompania më vonë gjatë këtij viti do të lëshojë edhe një shërbim të ri në kuadër të aplikacionit të saj për telefona të mençur, i cili do tu mundësojë përdoruesve që të shohin video edhe kur ata nuk janë të lidhur me internet, njofton “Telegrafi”.
Karakteristika e re e YouTube Offline do të lëshohet në aplikacionet mobile të YouTube gjatë muajit nëntor dhe do tu ofrojë përdoruesve të YouTube mënyra të reja shtesë për të arritur tek shikuesit e videove të tyre edhe kur ata janë offline. ![]() Shërbimi i ri i YouTube, do t’i lejojë përdoruesit e saj që të shtojnë videot në pajisjet e tyre mobile për t’i parë shkurtimisht, edhe kur lidhja e internetit nuk është në dispozicion. YouTube ka premtuar se më shumë detaje për mënyrën e përdorimit dhe realizimin e këtij shërbimi do të ofrojë gjatë prezantimit zyrtar, i cili do të bëhet gjatë muajit nëntor. Marre nga Code: strugasot.comRe: YouTube do të mundësojë shikimin e videove edhe pa inter - insingi - 07-14-2023 khaaaaaaaaa kaja naanen qikjo mir valla ![]() veq ku me dit e cakton se nqfar telefona munet me funksionu ky sen Re: YouTube do të mundësojë shikimin e videove edhe pa inter - CL1CK2H~ - 08-19-2023 shum pak shansa kan :/ |