eSportsKosova - Gaming Community
Disa këshilla para se të shkarkoni iOS 7 - Printable Version

+- eSportsKosova - Gaming Community (https://esportskosova.com)
+-- Forum: KOMUNITETI (https://esportskosova.com/forum-107.html)
+--- Forum: IT Zone (https://esportskosova.com/forum-24.html)
+---- Forum: Hapesira per Mobile (https://esportskosova.com/forum-443.html)
+---- Thread: Disa këshilla para se të shkarkoni iOS 7 (/thread-39338.html)



Disa këshilla para se të shkarkoni iOS 7 - LongHorn - 07-13-2023

Disa këshilla para se të shkarkoni iOS 7

[Image: feature4@wdd2x.jpg]

Para se të shkarkoni softuerin e ri rekomandohet ruajtja e të dhënave të formateve të ndryshme si foto, video, këngë etj… Ekzistojnë disa mënyra për të realizuar këtë, por hapi i parë do të ishte ruajtja nëpërmjet iCloud. Në fakt Apple i ruan automatikisht të dhënat më të rëndësishme, por duhet që ky opsion të jetë i aktivizuar. Për këtë drejtohuni tek Settings > iCloud > Backup & Storage. Megjithatë përveç ruajtjes automatike këshillohet edhe ruajtja manuale e të dhënave. Për këtë do të ndiqen të njëjtat hapa si më sipër (Settings > iCloud > Backup & Storage) dhe më pas do të klikohet “Back Up Now”. Për ata persona që kanë shumë të dhëna të ruajtura në smartfonin e tyre rekomandohet transferimi i të dhënave në kompjuter. Do të ishte mirë që të fshiheshin të gjitha aplikacionet e panevojshme që zenë dhe shumë hapësirë në memorie pasi sistemi i ri ka nevojë për hapësirë të lirë. Konsiderohet e rëndësishme edhe ruajtja e iTunes Library. Për këtë duhet lidhur smartfoni me kompjuterin për t’u sinkronizuar me iTunes. Mjafton të klikoni me të djathtën tek iTunes dhe te Devices të përzgjidhni Back Up. (PCWorld Albanian)

[Image: jackie.jpg]
[Image: isis.jpg]



Re: Disa këshilla para se të shkarkoni iOS 7 - buta- - 07-13-2023

ekstrem i fort sidomos te lock screen shum fort


Re: Disa këshilla para se të shkarkoni iOS 7 - Privatexe - 10-10-2023

nuk e di pse shumica e njerzve nuk e pelqejn iOS 7
per mendimin tem osht shum i mir
GJ longhorn topic me vler


Re: Disa këshilla para se të shkarkoni iOS 7 - b|g bo0s| - 10-10-2023

I Mir pe preferojn iOS 7 e kta qe u dal I rii 7.1 spe preferojn hiq edhe ish I pshtjellt me instalu


Re: Disa këshilla para se të shkarkoni iOS 7 - jettztheflybooy - 02-26-2024

b|g bo0s|

mos fol met nijme vlla iOS 7.1 osht shum leht me instalu, edhe ma i shpejt se kto versionet tjera poashtu kush e ka iphone 4 t`ja bon update iOS 7.1 se i punon edhe ma shpejt nuk i bllokon etj etj etj.