eSportsKosova - Gaming Community
Samsung prezanton tabletin Galaxy Note 10.1 2014 - Printable Version

+- eSportsKosova - Gaming Community (https://esportskosova.com)
+-- Forum: KOMUNITETI (https://esportskosova.com/forum-107.html)
+--- Forum: IT Zone (https://esportskosova.com/forum-24.html)
+--- Thread: Samsung prezanton tabletin Galaxy Note 10.1 2014 (/thread-39290.html)



Samsung prezanton tabletin Galaxy Note 10.1 2014 - PSYDARK - 07-11-2023

[Image: 66157.jpg]

IFA 2013: Samsung ka prezantuar tabletin e tij të fundit, Galaxy Note 10.1 2014. I mbiquajtur “Versioni 2014″, tableti i fundit i Samsung është vetëm 7.9 milimetra i trashë dhe vjen me një ekran me rezolucion të lartë (2560 x 1600).

Tableti Galaxy Note 10.1 2014 mbart procesorin e Samsung, 8-core Octa 1.9GHz me 3GB RAM, një kamerë 8-megapikselë në pjesën e pasme dhe një kamrë 2-megapikselë përpara. Tableti do të ofrohet në tre kapacitete, me 16GB, 32GB dhe 64GB memorie të brendshme, shkruan krokodili.

Ashtu si Galaxy Note 3 dhe Galaxy Gear, tableti do të dalë në treg në 149 vende më 25 Shtator. Galaxy Note10.1 2014 do të vijë në tre konfigurime uajërles: vetëm Wi-Fi, Wi-Fi dhe 3G, Wi-Fi dhe 4G LTE.

Burimi
Code:
albeu.com