eSportsKosova - Gaming Community
Instalo Android Jelly Bean ne PC ( VirtualBOX ) - Printable Version

+- eSportsKosova - Gaming Community (https://esportskosova.com)
+-- Forum: KOMUNITETI (https://esportskosova.com/forum-107.html)
+--- Forum: IT Zone (https://esportskosova.com/forum-24.html)
+---- Forum: PC - Tutoriale/Mesime (https://esportskosova.com/forum-76.html)
+---- Thread: Instalo Android Jelly Bean ne PC ( VirtualBOX ) (/thread-39011.html)



Instalo Android Jelly Bean ne PC ( VirtualBOX ) - LND. - 07-04-2023

Për të instaluar Android 4.2.2 Jelly Bean në PC tuaj nuk ju nevoitet ndonjë diplomë master në Shkenca Kompjtuerike, thjeshtë ju duhet kohë të lirë dhe aftësia për të ndjekur hapat nga 1 deri në 10.

Gjithashtu mos u shqetësoni nëse mendoni se jeni duke bërë diçka ilegale, pasi që Android është i bazuar në Linux që do të thotë se është burim i hapur. Të instaloni aplikacione, të bëni ndryshime, të kërkoni etj. të gjitha këto që i bëni në telefon apo tabletë tani mund t`i bëni edhe në kompjtuerin tuaj.

Instalo Android 4.2.2 Jelly Bean në PC
Shkarko
1.Oracle VM VirtualBox – Shkarko versionin e fundit Ketu
2.Android x86 4.2 Image – Shkarko skedarin ISO Ketu
Udhëzimet

1.Instalo VirtualBox në PC tuaj.

2.Hape VirtuaBox dhe kliko New. Në faqen e paraqitur shkruani emrin sipas dëshirën dhe vendosni:
Type: Linux
Version: Other Linux dhe kliko Next.

3.Në hapin tjetër cakto sasinë e RAM Memory sipas dëshirës dhe kliko Next.
Shenim: Për JellyBean kërkohet minimumi 512MB.

4. Në këtë hap klikoni Create a virtual hard drive now, pastaj VDI (VirtualBox Disk Image) dhe Dynamically allocated pastaj zgedh sasinë sipas dëshirës dhe kliko Create.
Shenim: Minimumi 1GB është e rekomanduar për instalim.

5.Kliko pajisjen virtuale dhe kliko Settings, pastaj do paraqitet një faqe. Në këtë faqe kliko tek kategoria Storage pastaj tek Storage Tree kliko Empty. Tek Attributes zgjedh skedarin ISOtë Android 4.2 dhe bëje me tik (√ ) Live CD/DVD, pastaj kliko OK.

[Image: Instalo-Android-4.2.2-Jelly-Bean-n%C3%AB-PC-1.png]

6. Pastaj fillo pajisjen virtuale dhe në faqen e paraqitur kliko Install Android x86 to hard disk.

[Image: Instalo-Android-4.2.2-Jelly-Bean-n%C3%AB-PC-2.png]

7.Në faqen e ardhshme kliko Create/Modify Partition.

[Image: Instalo-Android-4.2.2-Jelly-Bean-n%C3%AB-PC-3.png]

8.Pastaj krijo një participim/ndarje primare dhe kliko Write. Pasi të përfundoi së shkruari të dhënat kliko Quit.

[Image: Instalo-Android-4.2.2-Jelly-Bean-n%C3%AB-PC-4.png]

9.Pastaj instalo Android në sda1 dhe kliko ext3, zgjedh Yes për instalim.


10.Pas instalimit largoje Live ISO nga Virtualbox dhe ristartoje. Tani ju mund të startoni brenda Andorid 4.2.2 Jelly Bean./itShqip
Disa pamje nga Andorid 4.2.2 Jelly Bean në PC :

[Image: Instalo-Android-4.2.2-Jelly-Bean-n%C3%AB-PC-RUN-3.png]
[Image: Instalo-Android-4.2.2-Jelly-Bean-n%C3%AB-PC-RUN.png]
[Image: Instalo-Android-4.2.2-Jelly-Bean-n%C3%AB-PC-RUN-2.png]



Burimi:
Code:
http://www.itshqip.com/#ixzz2YNFlgZNd