![]() |
|
RIM lanson BlackBerry Bold 9900 - Printable Version +- eSportsKosova - Gaming Community (https://esportskosova.com) +-- Forum: KOMUNITETI (https://esportskosova.com/forum-107.html) +--- Forum: IT Zone (https://esportskosova.com/forum-24.html) +--- Thread: RIM lanson BlackBerry Bold 9900 (/thread-3880.html) |
RIM lanson BlackBerry Bold 9900 - RaydeN - 02-23-2021 RIM zyrtarisht ka prezantuar modelin e saj të ri të telefonit të mençur - BlackBerry Bold 9900, i cili i shtohet linjës Bold, ndërsa i njëjti vjen me ekran të ndjeshëm në prekje me 2.8 inç, rezolucion 640 x 480 si dhe tastierë të plotë QWERTY. Ky model është i pajisur me procesorin e fuqishëm prej 1.2GHz, 768MB RAM, plus 8GB hapësirë të brendshme pa përfshirë edhe portin për mikro SD kartelë e cila mund ta rrisë këtë hapësirë magazinimi. ![]() Për më shumë, BlackBerry Bold 9900 është prej telefonave të paktë në treg i cili posedon opsionin e pagesave në vend, teknologji kjo e cila ndryshe njihet edhe si NFC. Mirëpo, kjo nuk është e tëra, pasi që BlackBerry Bold 9900 posedon edhe kamerën me 5MP e cila mundëson incizim të videos në HD me 720p, GPS, akselerometrin, kompasin digjital, sensorin e afërsisë etj |