![]() |
|
Samsung Droid Charge më 3 maj ! - Printable Version +- eSportsKosova - Gaming Community (https://esportskosova.com) +-- Forum: KOMUNITETI (https://esportskosova.com/forum-107.html) +--- Forum: IT Zone (https://esportskosova.com/forum-24.html) +--- Thread: Samsung Droid Charge më 3 maj ! (/thread-3865.html) |
Samsung Droid Charge më 3 maj ! - RaydeN - 02-22-2021 ![]() Më herët ishte thënë se Samsung do ta ketë edhe një telefon të avancuar në Android. Më saktë bëhet fjalë për modelin Samsung Droid Charge, lansimi i të cili ishte pritur të bëhet nga kompania amerikane Verizon. Telefoni do të jetë i pajisur me ekran të ndjeshëm në prekje me 4.3 inç dhe teknologjinë Super Amoled, e cila tashmë përdoret në modelin ekzistues Galaxy SII. Tani, thuhet se ky model do të mund të paraqitet në treg gjatë javës së ardhshme. Sipas Android Central, sasia e parë e këtij modeli do të shpërndahet të hënën, mirëpo urdhëri është që i njëjti "të mos shitet", para datës 3 maj. Më vonë është kuptuar se arsyeja kryesore se pse ky telefon është shtyrë për këtë datë, janë përmirësimet e operatorit amerikan në rrjetin 4G, funksionalitet të cilin e ofron ky model i ri i Samsung. |