![]() |
|
Dijetaret per gjendjen ne Egjipt - Printable Version +- eSportsKosova - Gaming Community (https://esportskosova.com) +-- Forum: EDUKATIVE (https://esportskosova.com/forum-41.html) +--- Forum: Feja Islame (https://esportskosova.com/forum-34.html) +--- Thread: Dijetaret per gjendjen ne Egjipt (/thread-38450.html) |
Dijetaret per gjendjen ne Egjipt - dril0n - 06-15-2023 Es selamu alejkum, i shohum masakren e madhe qe osht tu ndodh ne egjipt deshta me qit nje shkrim te nje dijetari te madh qe jeton ne medine Shejkh Es Shuhejmi THIRRJA DHE APELIMI I SHEJKH SUHEJMIT PËR MUSLIMANËT NË PËRGJITHËSI DHE PËR BANORËT E EGJIPTIT NË VEÇANTI Wednesday, 21 August 2013 08:18 Last Updated on Wednesday, 21 August 2013 17:32 Burimi: <!-- m --><a class="postlink" href="http://www.albaidha.net/vb/showthread.php?p=177473" onclick="window.open(this.href);return false;">http://www.albaidha.net/vb/showthread.php?p=177473</a><!-- m --> Shejkh Salih es-Suhejmi O vëllezër! Vendet e Muslimane po digjen për shkak të grupacioneve dhe partive. Lutuni për ta që Allahu t’i forcoi. Dhe e këshilloj atë prej jush që ka lidhje me ta -si zakonisht nxënësit e dijes - që të rrinë nëpër shtëpitë e tyre derisa të largohet kjo mynxyrë. Ata e kanë për detyrë që të rrinë nëpër shtëpitë e tyre. Të mos shkojnë me filanin e filanin dhe as me partinë e një filani e as me partinë e një filani tjetër. Ky ishte Khalifeja i drejtë, ‘Uthman ibn ‘Affani (radijAllahu anhu), dhe iu vërsulën atij njerëzit e sherrit nga çdo vend dhe u bashkuan për ta vrarë atë. Çfarë u tha ai (‘Uthmani) Sahabëve, të cilët u ngritën dhe shpejtuan për ta mbrojtur atë, çfarë u tha atyre? Ah? Tha: “Ju betohem në Allahun, i kërkoj çdonjërit që ma ka dhënë besën mua (që të më bindet mua si prijës i Muslimanëve) që të hyjë në shtëpinë e tij dhe ta mbyll derën.” Allahu Ekber! A ka fitne më të madhe se vrasja e këtij Khalifeje në ato çaste? Megjithëkëtë, ai i ndaloi që të merrnin pjesë (në luftë), duke i penguar për ç’gjë? Për (ta mbrojtur) gjakun e muslimanëve. Sahabët nuk dolën të ulërijnë nëpër rrugë: “Rroftë filani dhe poshtë filani.” (Fjalë të pakuptueshme) siç thuhet... Kërkoj mbrojtje tek Allahu. O vëllezër! Kjo doktrinë është e rrezikshme – pasha Allahun – në këtë kohë, janë përlyer rrugët në vendet Islame dhe (njerëzit) u humbën pas këtij iluzioni; pas grumbullimit nëpër rrugë duke bërtitur, burra e gra, pleq e fëmijë dhe të rinj... keni frikë Allahu (‘Azze ue Xhel). U bëj apel banorëve të atyre vendeve të cilëve u mbërrin zëri im qoftë edhe nëpërmjet mjeteve, përcilljani atyre këtë thirrje, dhe u bëj apel muslimanëve në veçanti dhe Ehli Sunetit në veçanti që të rrinë nëpër shtëpitë e tyre derisa të hiqet kjo mynxyrë. Të mos zbresin nëpër rrugë në protesta, protestat janë doktrinë e Jehudëve, pasha Allahun janë doktrinë e Jehudëve, Masonëve, Cionistëve - nuk janë prej fesë së Allahut (‘Azze ue Xhel-le). Dhe ai qe jep fetva se protestat janë prej fesë së Allahut, atëherë ai shpif për Allahun dhe flet për Allahun me pa të drejtë. Nuk ka protesta në Islam; ua tregova juve ngjarjen - i Dërguari (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) u ‘burgos’ tre vite me radhë në një lagje, ai dhe (fisi) Beni Hashim në lagjen e Ebu Talibit (u bojkotuan ekonomikisht). A u ngritën Sahabët të bëjnë protesta? Ah? Që ta nxjerrin të Dërguarin nga kjo lagje? Nuk i ngritën e as që e bënë atë. Ai (Pejgamberi) u nxor nga Mekka, iu hodhën në kokë të brendshmet e devesë, u torturua, u munduan ta vrasin. A nuk kishte mundësi që ai (Pejgamberi) t’ bënte Sahabët që të mobilizoheshin të gjithë sikur të ishin një njeri i vetëm dhe ta vrisnin Ebu Xhehlin dhe grupin i cili ishte me të? Ai kishte mundësi, porse Allahu në krijesat e tij ka vënë norma, nuk është e drejtë që të tejkalohen ato norma. Kini kujdes o vëllezër! Të mos ju ‘kaploj’ juve ai hap, përderisa ju jeni në këtë vend të mirë. Falënderoni Allahu për këtë begati. Adhuronie Allahun dhe falënderonie atë për sigurinë dhe integritetin, të Cilit i përulen edhe hijet (1). U bëj apel personalisht vëllezërve të mi në tokën e Kenanit (Egjiptit), ashtu si u bëra apel nga Xhamia e Profetit para dy ditëve, u bëj apel dhe ua përkujtoj Allahun: Rrini nëpër shtëpitë tuaja, kini kujdes nga këto grindje, lëreni këto protesta, përplasje, kërkesa, përdhosje të pronave; do t’ju shfrytëzojnë juve Jehudët, do t’ju shfrytëzojnë juve armiqtë e Islamit, do t’ju shfrytëzojnë juve kërkuesit e pozitave dhe kërkuesit e pushtetit; do t’ju shfrytëzojnë armiqtë e Islamit nga çdo vend – nga lindja dhe perëndimi. Andaj, kthehuni tek Allahu, rrini nëpër shtëpitë tuaja, mbylluni nëpër shtëpi derisa të qetësohet (ajo që po ndodh) jashtë apo të vijë qetësia nga (largimi) i të shthururit. ________________________________________ (1) Ndoshta Shejkhu me këtë fjalë ka për qëllim ajetin: وَلَمْ يَرَوْا إِلَىٰ مَا خَلَقَ اللَّـهُ مِن شَيْءٍ يَتَفَيَّأُ ظِلَالُهُ عَنِ الْيَمِينِ وَالشَّمَائِلِ سُجَّدًا لِّلَّـهِ وَهُمْ دَاخِرُونَ “A nuk po shohin ata, se të gjitha ato që i ka krijuar Allahu, hija e tyre anon djathtas e majtas, duke iu përulë Allahut, si dhe vet ata i nënshtrohen pushtetit të Allahut?” En-Nahl, 48 Video në AudioSelefi.org Përktheu: Jeton Shasivari |