eSportsKosova - Gaming Community
iPhone 5C ose iPhone M - Printable Version

+- eSportsKosova - Gaming Community (https://esportskosova.com)
+-- Forum: KOMUNITETI (https://esportskosova.com/forum-107.html)
+--- Forum: IT Zone (https://esportskosova.com/forum-24.html)
+--- Thread: iPhone 5C ose iPhone M (/thread-37999.html)



iPhone 5C ose iPhone M - Privatexe - 06-02-2023

Kjo nuk do të dihet derisa Apple të mos zbulojë modelin e ri të iPhone-it mesatar, i cili pritet të prezantohet muajin e ardhshëm, mirëpo ajo që po dihet tashmë janë pamjet e mundshme të telefonit, fotografitë e të cilit vazhdimisht kanë rrjedhur në internet.
Sipas pamjeve të publikuara nga Sonny Dickson, i cili ka publikuar një galeri të plotë të iPhone 5C, thuhet se telefoni i ri i Apple ka kamerë mbi 10 mega-piksel, ndërsa çmimi i pritur për iPhone 5C thuhet se është rreth 400 dollarë.
Me këtë kosto më të lirë të iPhone, Apple synon të marrë më shumë treg nga vendet e mëdha si Kina dhe India, ku pajisjet e lira mobile janë duke mbizotëruar, ndërsa telefonat e mençur mobil të kategorisë më të avancuar kanë kërkesë gjithnjë e më të ulët.

[Image: f.0809090847877_210.jpg]

Burimi :
Code:
http://www.telegrafi.com/teknologji/pamjet-e-para-te-iphone-5c-84-1743.html