![]() |
|
Gati dy iPhone, 5S dhe Mini me çmim më të lirë - Printable Version +- eSportsKosova - Gaming Community (https://esportskosova.com) +-- Forum: KOMUNITETI (https://esportskosova.com/forum-107.html) +--- Forum: IT Zone (https://esportskosova.com/forum-24.html) +--- Thread: Gati dy iPhone, 5S dhe Mini me çmim më të lirë (/thread-37083.html) |
Gati dy iPhone, 5S dhe Mini me çmim më të lirë - PSYDARK - 05-12-2023 ![]() Apple po përgatitet të hedhë shumë shpejt në treg dy modele të rinj iPhone, njëri pasues i iPhone 5 dhe tjetri një model mini që do t’u ofrohet tregjeve me çmim më të lirë nga çmimet që zakonisht operon kompania amerikane. Forumet teknologjike në internet thonë se nga informacionet e rrjedhura nga fabrikat e Apple në Kinë, prodhimi i këtyre modeleve ka nisur tashmë dhe se prezantimi i tyre dhe hedhja zyrtarisht për konsum në treg do të ndodhë jo më vonë se muaji shtator. iPhone Mini do të ofrohet me çmim sa gjysma e produktit “nënë”, ndërsa dy dyja produktet do të operojnë me sistemin e ri të prezantuar së fundmit, iOS7. Po sipas këtyre forumeve, që të dy këto modele janë projektuar e dizajnuar që në kohën kur Apple drejtohej nga i ndjeri Steve Jobs dhe hedhja e tyre në treg ishte parashikuar për në vitin 2014. Rritja e konkurrencës, kryesisht e Samsung që hodhi në prill Galaxy S4, detyroi Apple të kundërpërgjigjet më shpejt duke hedhur iPhone 5S në shtator, ndërsa për në 2014 është parashikuar dalja e iPhone 6. Sipas të gjitha gjasave, iPhone 5S do të ketë të njëjtën formë si iPhone 5, me disa ndryshime të vogla. Do të përmirësohet kamera, nga 8 megapixel do të jetë 12 megapixel dhe e pajisur me një flashled. Tjetër sektor ku do të vihet dorë për përmirësim është procesori. Apple besohet se do të përforcojë procesorin e iPhone 5S në krahasim me iPhone 5. Quote:Burimi : kosovalbaner.com |