![]() |
|
Gëzuar 6-vjetorin iPhone - Printable Version +- eSportsKosova - Gaming Community (https://esportskosova.com) +-- Forum: KOMUNITETI (https://esportskosova.com/forum-107.html) +--- Forum: IT Zone (https://esportskosova.com/forum-24.html) +--- Thread: Gëzuar 6-vjetorin iPhone (/thread-36241.html) |
Gëzuar 6-vjetorin iPhone - M3FAT1 الله - 04-23-2023 Pikërisht gjashtë vite më parë (29 qershor) ishte dita kur iPhone debutoi për herë të parë në tregun amerikan. Pas rreth 356 milionë iPhone-ë më vonë, smartfoni është shndërruar në një ikonë kulturore, në një monument teknologjik si dhe në një produkt që ka transformuar biznesin e kompanisë së Kupertinos. Portali statistikor online Statiska ka ndërtuar një infografik, ku paraqitet udhëtimi gjashtë vjeçar i Phone-it, sipas renditjes kronologjike. Që prej lançimit të modelit të parë në 29 qershor 2007, pajisja ka kaluar mbi pesë përditësime të rëndësishme, e fundit prej së cilave ishte iPhone 5 – lançuar në shtator 2012. Me çdo përditësim, Apple është gjendur në krye të artikujve të revistave dhe portaleve teknologjike online dhe jo vetëm. Në tremujorin e dytë të vitit 2013, iPhone përbënte rreth gjysmën e të ardhurave në Apple. Nëse do të flisnim me shifra, 22.96 miliardë $ të ardhura nga tremujori që përfundon në mars të këtij viti, vihet re se biznesi i iPhone në Apple është edhe më i madh se gjigandët si Microsoft, Coca-Cola dhe Walt Disney (20.49 miliardë$, 11.04 miliardë$ dhe $10.55 miliardë$, përkatësisht). Megjithatë, rruga e iPhone nuk ka ecur gjithmonë e pashoqëruar nga kritikat. Së fundmi, Apple pati probleme me prodhuesin aziatik Foxconn, në të cilin dyshohej për kushte jo të mira pune për punonjësit. Pas gjashtë vitesh, spekulimet për versionin e ri të iPhone vazhdojnë të jenë po aq të kudogjendura sa edhe më parë. Kësaj here bëhet fjalë për të ashtuquajturin “iPhone 5S”. Deri atëhere, Gëzuar Ditëlindjen iPhone! ![]() Burimi : PcWorld |