![]() |
|
Google Balloon: Internet nga stratosfera, për gjithë planeti - Printable Version +- eSportsKosova - Gaming Community (https://esportskosova.com) +-- Forum: KOMUNITETI (https://esportskosova.com/forum-107.html) +--- Forum: IT Zone (https://esportskosova.com/forum-24.html) +--- Thread: Google Balloon: Internet nga stratosfera, për gjithë planeti (/thread-35915.html) |
Google Balloon: Internet nga stratosfera, për gjithë planeti - fnatic - 04-15-2023 Google ka lëshuar disa antena për transmetimin e internetit nga stratosfera. Këto antenna janë në formë baloni, dhe përmes tyre Google shpreson që ta mbulojë tërë planetin me internet. Pas 18 muajve pune intenzive, projekti sekret i Google të cilin ajo e ka quajtur “Project Loon” u prezantua për publikun në Zelandën e Re, ku 50 familje të cilat ishin vullnetare në projekt kanë pranuar sinjal të internetit, i cili vjen nga stratosfera. Edhe pse projekti i Google është ende në një fazë të hershme të testimit, kompania shpreson që së shpejti të lëshojë me qindra balona të hollë në ajër, me të cilët do të sjellë internet në tërë planetin, duke përfshirë edhe pjesët më të largëta të cilat nuk do të mbuloheshin kurrë me rrjet. Nëse testet rezultojnë të suksesshme, teknologjia mund tu mundësojë shumë vendeve t'i ulin koston e ndërtimit të infrastrukturës dhe rritjen e përdorimit të internetit, në vendet si Afrika dhe Azia Juglindore. Aktualisht, qasje në internet kanë mbi 2.2 miliardë njerëz në tërë planetin. “Ky është një hap i madh. Një qëllim cilin duhet ndjekur” ka thënë Mike Cassidy, inxhinier në Google. Sipas inxhinierëve të Google, nevojiten rreth 1000 balona të tillë për të mundësuar mbulimin e gjithë planetit me internet, mirëpo ende nuk dihet se kur do të ndodhë ky investim i jashtëzakonshëm i kompanisë Google. Personi i parë i cili ka fituar qasjen në internet nga Google Balloon këtë javë ishte Charles Nimmo, një bujk dhe sipërmarrës në qytetin e vogël të Leeston. Lidhja e tij e internetit zgjati 15 minuta. Re: Google Balloon: Internet nga stratosfera, për gjithë pla - iceboy - 04-15-2023 tash se kuptova une, me pare a falas osht ky internet? Edhe qitu n'fund qe tha per qat bujk qe e ka mar rrjetin, tash i ka zgat 15min instalimi a veç 15min ja kan lon test edhe nal apet? Btw; qite edhe burimin e lajmit! |