eSportsKosova - Gaming Community
Samsung Galaxy S4 në 5 ngjyra të reja - Printable Version

+- eSportsKosova - Gaming Community (https://esportskosova.com)
+-- Forum: KOMUNITETI (https://esportskosova.com/forum-107.html)
+--- Forum: IT Zone (https://esportskosova.com/forum-24.html)
+--- Thread: Samsung Galaxy S4 në 5 ngjyra të reja (/thread-35885.html)



Samsung Galaxy S4 në 5 ngjyra të reja - LND. - 04-14-2023

Samsung zbuloi pesë ngjyra të reja për telefonin e saj të mençur Galaxy S4, modelin e saj kryesor të telefonit Android në ngjarjen e 'Premiere 2013', e cila u mbajt sot ne Londer.
Samsung Galaxy S4 vjen në ngjyrat e reja, në nuancat si: e kaltërt arktike, vjollce, e kuqe aurora, rozë, dhe të kaftë.

Kompania nuk ka dhënë asnjë detaj lidhur me datën e mundshme të lansimit të këtyre modeleve, por megjithatë ky është një zgjerim i rëndësishëm për zgjedhjet e konsumatorëve të rinj, duke marrë parasysh se për momentin ky telefon ofrohej vetëm në dy ngjyra.

I zbuluar në muajin mars, Samsung Galaxy S4 është duke “luftuar” kokë me kokë-me modelet e famshme rivale, si HTC One, iPhone 5, apo Nexus 4, versionet e reja të të cilëve pashmangshëm do të debutojnë gjatë vitit. / Telegrafi /