![]() |
|
Në treg, tastiera e vërtetë shqipe! - Printable Version +- eSportsKosova - Gaming Community (https://esportskosova.com) +-- Forum: KOMUNITETI (https://esportskosova.com/forum-107.html) +--- Forum: IT Zone (https://esportskosova.com/forum-24.html) +--- Thread: Në treg, tastiera e vërtetë shqipe! (/thread-3574.html) |
Në treg, tastiera e vërtetë shqipe! - iceboy - 02-10-2021 Më në fund duket se dikush ka dëgjuar kërkesat e konsumatorëve për të pasur një tastierë që ka fizikisht të vendosur shkronjat e gjuhës shqipe “ë” dhe “ç”, duke evituar kështu përfundimisht përdorimin e shkurtesave apo modifikimeve tjera për të shkruar në gjuhën standarde shqipe. Lehtësira nga përdorimi i kësaj tastiere janë dukshëm të qarta dhe do të kenë efektin e vet në rastin kur do të shfrytëzohen prej atyre që përdorin shkurtesa (si alt+ 135 për “ç” apo alt+137 për “ë”), e gjithashtu edhe për ata që zëvendësojnë “w” me “ë” pasi të përfundojnë shkrimin e një teksti. Deri tani shumica kanë përdorur modifikime të tilla si ato që u përmenden më lartë, apo kanë ndryshuar funksionet e një tasti të caktuar për të kryer rolin e “ë” dhe “ç”. Unë në tastierën time kam zëvendësuar kllapat e mëdha, me ë dhe ç për shkak se i përdori shumë rrallë dhe në këtë formë më është lehtësuar përgatitja e artikujve në gjuhën shqipe. E preferoj këtë zgjidhje shumë para asaj me zëvendësim të W-jave sepse në teknologji ka terme me W që nuk përkthehen dhe kur e zëvendëson W me “ë” atëherë mund të hasësh fjalë që nuk kanë fare kuptim. Tastiera shqip është produkt i Samsung, sipas standardit të Microsoft, ndërsa mund të lidhet me laptop apo PC përmes portit USB, dhe kushton vetëm 8 euro, në dyqanin e Optimal në Tiranë. Burimi Re: Në treg, tastiera e vërtetë shqipe! - Lizardi - 02-11-2021 sgyqyr edhe shiptart paskan pronsi tveten ne PC ![]()
Re: Në treg, tastiera e vërtetë shqipe! - xhl - 02-11-2021 Sna duhet shum, asnji nuk flet me drejtshkrim edhe me ç ë /// Re: Në treg, tastiera e vërtetë shqipe! - asd+ - 02-11-2021 une para 1 kohe e kom pas shqip tastieren -4- Re: Në treg, tastiera e vërtetë shqipe! - withstyle - 02-11-2021 xhl Wrote:Sna duhet shum,qysh sna duhet o vlla,per mendimin tem ky osht ni perparim per shqiptar me ble tastatur shqipe shum sen i fort,menxi spo pres me ardh ne pr e blej meniren! Re: Në treg, tastiera e vërtetë shqipe! - iceboy - 02-11-2021 Sen ma mir qe e kan qit kto ska ! @xhl ju t`Shqiperise shkruani edhe flisni me GRAMATIKE, por ne t`Kosoves jo, por nuk dmth qe kjo "Sna duhet shume" se nese vizitojme forume t`Shqiperise, ti duhet te shkruash me gramatike deshe apo s`deshe, perndryshe do rrishe aty si hut! Mua m`ka pelqy shum fakti qe ka dal kjo tastiere ne shitje, edhe ju ndihmon te gjithve ne drejtshkrim
|