![]() |
|
Raport: Nuk ka iPhone të ridizajnuar këtë vit - Printable Version +- eSportsKosova - Gaming Community (https://esportskosova.com) +-- Forum: KOMUNITETI (https://esportskosova.com/forum-107.html) +--- Forum: IT Zone (https://esportskosova.com/forum-24.html) +--- Thread: Raport: Nuk ka iPhone të ridizajnuar këtë vit (/thread-35379.html) |
Raport: Nuk ka iPhone të ridizajnuar këtë vit - M3FAT1 الله - 04-03-2023 ![]() Nëse keni qenë duke pritur që do të paraqitet një iPhone i ridizajnuar gjatë këtij viti, siç duket kjo nuk do të ndodhë. Përsëritja e ardhshme e smartfonit të Apple, që pritet të lëshohet gjatë vjeshtës së këtij viti, nuk do të jetë shumë ndryshe nga modeli i tanishëm, kanë treguar për Wall Street Journal gjatë të dielës njerëz që ishin të familjarizuar me këtë informacion. Raporti nuk tregoi se si mund të quhet modeli i ri ose çka do të ketë ndryshe tek ai. Shumë vëzhgues besojnë që iPhone-ët e ardhshëm do të jenë sikur i shumë-përfoluri iPhone 5S dhe me çmim të ulët. Derisa Apple nuk ka konfirmuar ekzistencën e këtyre pajisjeve, raportet tregojnë se iPhone 5S do të jetë i ngjashëm në karakteristika me iPhone 5, por do të ketë ngjyra të reja, duke shtuar ngjyrën e gjelbër dhe të artë përveç modeleve standarde që janë me ngjyrën e zezë dhe të bardhë. Sipas MacRumors, iPhone me çmim të ulët, që pritet të jetë 350-400 dollarë, thuhet që do të ketë një mbështjellës të plastikës në vend se ta ketë atë të aluminit dhe mund të ishte në dispozicion në një model me ngjyra të ylberit, si: ngjyra e gjelbër, e kaltër, e verdhë-portokalltë. Ndërkohë, të paktën një analist pret që një iPhone me ekranin prej 4.8 inç, i quajtur mbase iPhone 6 – mund të paraqitet vitin e ardhshëm. Ekrani më i madh pritet të ndihmojë iPhone-in që më mirë të garojë me ekranet prej 5 inçësh, si Galaxy S4, që prodhohet nga sfiduesi më i madh i Apple – Samsung. Apple pritet që po ashtu të bëjë lëshimin e një ridizajnimi të theksuar të sistemit të vet operativ mobil dhe një shërbim të ri për transmetim të muzikës gjatë Konferencës së vet të Zhvilluesve nga e mbarë bota, që pritet të nis të hënën në San Francisko. Duke konfirmuar thashethemet e stërzgjatura që Apple do të paraqet një iOS të ndryshuar në konferencë, Journal raportoi të dielën që versioni i ri do të largonte dizajnin skeumorfik në favor të “sfondeve të thjeshtë dhe më tepër hapësirë të bardhë.” Marre Nga : iPHONE Re: Raport: Nuk ka iPhone të ridizajnuar këtë vit - legacy zm - 04-07-2023 si gjith ROUTIN Re: Raport: Nuk ka iPhone të ridizajnuar këtë vit - m1cky. - 04-07-2023 - n do faqe t lidhta me apple po thojn qe po e do jo sdi -4- . Re: Raport: Nuk ka iPhone të ridizajnuar këtë vit - 4LBBiG. - 04-07-2023 Postet spamm jav fshiva, vazhdoni diskutimet Re: Raport: Nuk ka iPhone të ridizajnuar këtë vit - iceboy - 04-08-2023 s'po di, lajmet e fundit qe i kom lexu, thojshin qe ka me qit iPhone me ekran 4.8 inç edhe "iPhone t'lir"... Tash s'po di, veç nese vazhdon apet qishtu Apple, ka me hup konsumator. Re: Raport: Nuk ka iPhone të ridizajnuar këtë vit - PSYDARK - 04-09-2023 Pak pare me emision te teknologjis e qiten ps4 qe u dal edhe qe e kan prezantu ios7 kk. Re: Raport: Nuk ka iPhone të ridizajnuar këtë vit - 4LBBiG. - 04-11-2023 PSYDARK Wrote:Pak pare me emision te teknologjis e qiten ps4 qe u dal edhe qe e kan prezantu ios7 kk.s`je n`teme. Ktu po thot qe s`ka me pas iPhone te ridizajnuar, jo iOS te ridizajnuar... |