eSportsKosova - Gaming Community
Hakerët më të mëdhenj të historisë, çfarë u ndodhi atyre? - Printable Version

+- eSportsKosova - Gaming Community (https://esportskosova.com)
+-- Forum: KOMUNITETI (https://esportskosova.com/forum-107.html)
+--- Forum: IT Zone (https://esportskosova.com/forum-24.html)
+--- Thread: Hakerët më të mëdhenj të historisë, çfarë u ndodhi atyre? (/thread-32783.html)



Hakerët më të mëdhenj të historisë, çfarë u ndodhi atyre? - SannctuM; - 01-22-2023

Bota virtuale dhe e internetit, gjithmonë është përcjellur me aktivitetet e atyre që njihen si "ruajtësit e sigurisë" dhe të atyre që njihen si opozita e tyre, hakerët (hackers) dhe krakerët (crackers).Ju sjellim 11 TOP HAKERËT që kanë shkruar historinë gjatë disa dekadave të fundit.

[Image: Adrian_Lamo.jpg&h=450&w=550;&zc=3]
Adrian Lamo
Adrian Lamo -- i njohur me pseudonimin 'hakeri i pastrehë' për shkak se përdorte kafenetë, libraritë dhe Internet kafetë si baza të tij më shumë sesa shtëpinë.

Lamo u bë i famshëm për shkak se theu rrjetet e organizatave të rëndësishme.


Sven Jaschan
Në vitin 2004, Sven Jaschan ishte shpallur fajtor për shkrimin e dy krimbave Netsky dhe Sasser derisa ishte ende adoleshent. Gjatë asaj kohe, viruset ishin konsideruar përgjegjës për 70 përqind të të gjithë krimbave malinj të pranishëm online.
[Image: Albert%20Gonzalez.JPG&h=450&w=550;&zc=3]
Albert Gonzalez
Albert Gonzalez ishte akuzuar si orkestruesi kryesor i operacionit më të madh të mashtrimit në histori- vjedhjes dhe shitjes së kredit kartelave nga viti 2005 deri më 2007 përmes infektimit të databazave SQL. Rreth 170 milionë kartela dhe ATM janë vjedhur përmes futjes së krimbave malinj në sistemet e korporatave.

[Image: David%20Smith.JPG&h=450&w=550;&zc=3]
David Smith
David Smith. Një emër i zakonshëm, por në botën e virusëve, Smith njihet për një arritje- lansimin e krimbit Melissa, që ishte infektimi i parë i suksesshëm përmes emailëve.

Virusi funksiononte duke i’u kërkuar marrësve të porosive që të hapnin dokumentin me porosinë “Ja dokumenti që keni kërkuar”.
[Image: Gary%20McKinnon.JPG&h=450&w=550;&zc=3]
Gary McKinnon
Gary McKinnon, nga një prokuror i Shteteve të Bashkuara është akuzuar si “hakeri më i madh i ushtrisë i njohur ndonjëherë”. I lindur më 1966, McKinnon ishte akuzuar për hakim të sistemeve kompjuterike të NASA-s dhe Departamentit të Mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara.

[Image: Jonathan%20James.JPG&h=450&w=550;&zc=3]
Jonathan James
Jonathan James u bë i famshëm për shkak se ishte adoleshenti i parë që u fut në burg për veprime ilegale kompjuterike. Në moshën 16 vjeçare, James shënjestroi organizatat e profilit të lartë përfshirë një agjensi të Departamentit të Mbrojtjes, Agjensionin e Mbrojtjes ndaj Kërcënimeve (DTRA) dhe NASA.

[Image: Kevin%20Mitnick.JPG&h=450&w=550;&zc=3]
Kevin Mitnick
Kevin Mitnick, i përshkruar nga Departamenti i Drejtësisë së Shteteve të Bashkuara si “krimineli kompjuterik më i kërkuar në historinë e Shteteve të Bashkuara”, ishte i njohur si hakeri me një stil të veçantë.

[Image: Kevin%20Poulsen.JPG&h=450&w=550;&zc=3]
Kevin Poulsen
Kevin Poulsen, i njohur si Dark Dante, për herë të parë është vënë re pasi kishte hakuar lidhjet telefonike të radio stacionit KIIS-FM nga LA, për t’u siguruar se ai do të jetë telefonuesi i 102-të për ta fituar shpërblimin që ishte një Porsche.

Përfundimisht, Poulsen ishte kapur në një supermarket dhe u dënua me pesë vjet burg

[Image: Loyd%20Blankenship.JPG&h=450&w=550;&zc=3]
Loyd Blankenship
Loyd Blankenship, gjithashtu i njohur si 'Mentori', ishte anëtar i disa grupeve elite të hakerëve në vitet 1980. Grupi më i famshëm quhej “Legjioni i Vdekjes”- një grup që luftonte kundër rivalëve “Mjeshtërit e Mashtrimit” për mbizotërim online.

[Image: Robert%20Tappan%20Morris.JPG&h=450&w=550;&zc=3]
Në vitin 1988 një virus kompjuterësh infektoi rreth 6,000 makina Unix, duke ngadalësuar sistemet deri në atë masë saqë ishin pothuajse tëpapërdorshëm dhe duke shkaktuar dëme me miliona dollarë.

Dorasi i këtij virusi? Robert Tappan Morris. Se a ishte ky virusi i parë i llojit të vet, kjo gjë ende mbetet diskutabile.
[Image: Stephen%20Wozniak.JPG&h=450&w=550;&zc=3]
Stephen Wozniak
I njohur si bashkëthemeluesi i Apple, Stephen "Woz" Wozniak është pak më ndryshe nga profilet tjera të shfaqura më lartë. Ai filloi karrierën prej hakeri me 'phone phreaking', një mënyrë e anashkalimit të sistemit telefonik.
[Image: Sven%20Jaschan.JPG&h=450&w=550;&zc=3]
Në vitin 2004, Sven Jaschan ishte shpallur fajtor për shkrimin e dy krimbave Netsky dhe Sasser derisa ishte ende adoleshent. Gjatë asaj kohe, viruset ishin konsideruar përgjegjës për 70 përqind të të gjithë krimbave malinj të pranishëm online.


Only For ESK , Thanks if you like it